E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale do sjelle perfitime edhe per bizneset agrare e perpunuese

Amnistia fiskale do të sjellë përfitime të mëdha edhe për bizneset agrare dhe ato përpunuese.

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, tregon në një intervistë për “ABC News” se paratë e fermerëve që nuk janë të deklaruara apo gjenden në banka jashtë vendit, llogariten deri në disa miliarda euro.

Gjithashtu, sipas Ferizaj, amnistia fiskale do të bëjë të mundur legalizimin e shumë aseteve apo tokave bujqësore, të cilat janë blerë dhe nuk janë deklaruar më pas.

Ndërkaq, ashtu sikurse edhe përfaqësues të bizneseve të tjera, presidenti i KASH kërkon rishikimin e tarifave të deklarimit.

Aktualisht, prodhimet bujqësore në vend kanë pësuar një rritje të lartë, duke dëshmuar për ulje të mallrave që vendi ynë i importon nga vendet e huaja.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›