Bashkia thirrje prefektit: “Mos influenconi në gjykatë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Bashkia e Tiranës ka reaguar dje për shkarkimin dhe emërimin e kryeinspektorit të Policisë Bashkiake në Bashkinë e Tiranës. “Në lidhje me shkarkimin dhe emërimin e kryeinspektorit të Policisë Bashkiake të Bashkisë Tiranë, bëjmë me dije se prefekti gabon, pasi sipas nenit 3 të ligjit nr.8224, datë 15.05.1998 për “Organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe komunës, nuk ka në kompetencë emërimin dhe shkarkimin e kryeinspektorit të Policisë Bashkiake, por ka të drejtë të bëjë emërimin dhe shkarkimin e kryeinspektorit të Rrethit”, - bëri të ditur zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës. Sipas saj, çështja i ka kaluar për zgjidhje juridiksionit gjyqësor dhe dje është zhvilluar seanca e parë gjyqësore në lidhje me këtë konflikt, ku Bashkia e Tiranës ka pretenduar moslegjitimimin e prefektit për ngritjen e kësaj padie. “Sugjerojmë që edhe prefekti i qarkut Tiranë të bëjë të njëjtin veprim dhe të mos influencojë vendimmarrjen e gjykatës”, - përfundoi zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 05/12/2009