Të pastrehët numërohen tani, fondet vitin tjetër

06/05/2005 Vendimi i dytë i Këshillit Bashkiak, formulari do të tërhiqet e do të dorëzohet falas
Formulari që duhet plotësuar për t’u identifikuar si “i pastrehë” po shpërndahet falas. Vendimi i Këshillit Bashkiak, që ky formular të tërhiqet në Bashki kundrejt 200 lekëve të reja u vendos që të mos aplikohet. Kjo, pasi banorët do të bëjnë boll harxhime për të plotësuar dokumentacionin. Pavarësisht nga debatet, këto dy ditë nuk është dhënë asnjë formular me lekë. Rrjedhimisht dhe kryefamiljarët nuk duhet të japin asnjë lekë, edhe po t’u thonë se duhet të paguajnë.
Bashkia, 950 formularë
Këto dy ditë vetëm në zyrën e informacionit në Bashki janë tërhequr 950 formularë falas. Këtë e pohoi dhe drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Bashki, Keti Treska. Ndërkohë që formularët mund të tërhiqen dhe në njësitë bashkiake. Bashkia e Tiranës ka 12 njësi bashkiake, ku gjithshtu janë shpërndarë formularë këto ditë. Kështu që numri i formularëve të tërhequr duhet të jetë dyfish.
Identifikimi: 18 muaj
“Tërheqja e formularëve do të zgjasë plot 18 muaj rresht”, thotë Keti Treska, drejtoreshë në Bashki. Gjatë këtyre 18 muajve do të bëhet identifikimi i numrit të të pastrehëve. Pra, i nevojave që kanë njerëzit. Dhe ky do të jetë numri i familjeve të pastreha në Tiranë. Më pas, sipas kritereve, do të bëhet seleksionimi.
Në vitin 2006 do të nisë trajtimi
Për këtë vit, Bashkia nuk ka llogaritur asnjë fond për strehimin. Ndërsa për vitin tjetër, Keti Treska thotë se, patjetër do të planifikojnë fonde për të pastrehët.
Në gusht do të caktohet çmimi i shtëpive.
Ndërkohë, sipas ligjit, në gusht të çdo viti do të caktohet çmimi i blerjes së shtëpive nga shteti dhe me sa lekë do të jepen me qira. Sipas ligjit, këto çmime do të caktohen në muajin gusht të çdo viti. Para disa ditësh, qeveria ka miratuar procedurat e blerjes së apartamenteve, të cilat do të përdoren për strehimin e familjeve në nevojë. Sipas projektligjit që do të paraqitet për votim në Kuvend, "brenda muajit gusht të çdo viti, me vendim të Këshillit Bashkiak, do të miratohen kosto e ndërtimit të pallateve, apartamentet e shitblerjeve tip në tregun e lirë". Blerjet do të bëhen në bazë të kërkesave që do të paraqiten prej familjeve dhe mundësive që ka një bashki në buxhetin e saj. Megjithatë është parashikuar që të krijohen mundësitë që apartamentet publike të blihen me çmime sa më të lira.
Si do të llogaritet metri katror
"Vlera mesatare për m2 të sipërfaqes së ndërtimit e banesave në treg në një bashki, do të jetë më e vogël se kostoja e ndërtimit të një banese në sektorin publik", thuhet në vendimin e qeverisë. Për këtë çështje është sqaruar se kushti do të jetë që vlera e blerjes të jetë më e vogël, ose e barabartë me koston e ndërtimit në sektorin publik.
Inspektorë për vlerësimin e shtëpisë
Megjithatë, banesa që blihet në treg duhet të plotësojë standardet sipas normave të projektimit në fuqi për hidroizolimin, termoizolimin, ndriçimin, ajrimin, lagështinë, lartësinë dhe elementët e planimetrisë tip. Në rast se inspektorët e licensuar do të shohin se një nga kushtet mungojnë, nuk do të lejohet privatizimi apo blerja e apartamentit. Ndërsa për banesat sociale me qira, që do të përdoren për të strehuar familje, në përbërje të së cilës është një person me aftësi të kufizuara, duhet të përshtaten nga enti menaxhues për krijimin e lehtësirave për lëvizjen, komunikimin dhe shmangien e pengesave arkitektonike. Gjithashtu është sanksionuar që banesa në momentin kur blihet nga bashkitë duhet të jetë e lirë nga bara hipotekore, për të mos sjellë konflikt mes qiramarrësve dhe personave të tjerë. Në këto kushte do të hyjnë në lojë dhe institucione hije deri tani, si Enti i Banesave si dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
PËR TË PASTREHËT
2005-2009
2500 do të jenë banesa sociale me qira
7500 banesa me kosto të ulët
50 për qind rritje buxheti për Bashkitë
NDRYSHON VENDIMI
Formulari pa lekë, si, kur ta tërheqësh dhe kur ta dorëzosh
Burime brenda bashkisë thonë se një vendim i dytë i Këshillit Bashkiak, anuloi të parin. Kjo brenda një kohe shumë të shkurtër. Sipas vendimit të dytë të Këshillit Bashkiak, kryefamiljarët që do të bëjnë plotësimin e formularit nuk do të paguajnë asnjë lek, as kur të tërheqin formularin, as kur ta dorëzojnë.
TREGU I NDËRTIMIT
Në 8 vite, 150 mijë apartamente
Nga tregu privat gjatë periudhës 1997-2003 janë siguruar rreth 125 mijë apartamente, të cilat përbëjnë 15 për qind të të gjithë fondit ekzistues të banesave. Ndërkohë dy vitet e fundit mendohet të jenë ndërtuar dhe rreth 25 mijë apartamente dhe shtëpi të tjera.
KRYEMINISTRI:
Brenda majit, 200 apartamente
Të paktën siç ka thënë Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, në takimin e PS-së, “Strehim për të gjithë” brenda muajit maj, do të vihen në dispozicion të familjeve të pastreha edhe mbi 200 apartamente në qytete të ndryshme të vendit si: Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Fier, Korçë, Gjirokastër, Lezhë, etj. Sipas tij, për programet publike të strehimit gjatë tetë viteve janë investuar në total rreth 3 miliardë lekë, nga të cilat mbi 85 për qind kanë qenë nga Buxheti i Shtetit. Nga sektori publik gjatë gjithë periudhës ‘97-2004, janë ndërtuar dhe blerë nga tregu rreth 3800 apartamente për familjet e pastreha.
Pas 4 vitesh
Për të pastrehët, 10 mijë apartamente
Sipas fjalës së Kryeministrit Fatos Nano, në takimin e PS-së, “Strehimi për të gjithë” nëpërmjet zbatimit të programeve konkrete, parashikohet sigurimi i rreth 70 mijë apartamenteve. Këto në total për periudhën 2005-2009. Nga ky inventar, 2500 do të jenë banesa sociale me qira, ndërsa rreth 7500 do të sigurohen në bashkëpunim me sektorin privat në mbështetje të progrimit të banesave me kosto të ulët.