Bashkim Driza i zhduket nga arresti shtëpiak Policisë së Montevideos
Autoritetet uruguaiane njoftuan se 51-vjeçari Driza është larguar nga apartamenti i banimit. Ish-bosi i firmës “Populli” është dënuar me 16 vjet burg për mashtrim në shuma të mëdha
Tiranë – Bashkim Driza i shpëton sërish Drejtësisë shqiptare. Bazuar në informacionet që autoritetet uruguaiane u kanë përcjellë homologëve shqiptarë mësohet se 51-vjeçari Driza është larguar nga apartamenti i tij i banimit, ku gjendej në arrest shtëpie, në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë. Ministria e Drejtësisë shqiptare konfirmon se kishte dërguar brenda 40 ditëve, nëpërmjet Konsullatës Shqiptare në Argjentinë, sipas afatit ligjor, dokumentet përkatëse për ekstradimin e Drizës, por shteti i Uruguait, edhe pse duhet ta mbante në kontroll për llogari të Drejtësisë shqiptare, e ka lënë atë në arrest shtëpie, në banesën në pronësi të tij në Montevideo. Kjo i ka dhënë mundësi bosit të ish-firmës piramidale “Populli” të arratiset.
Konfirmimi
Lajmi është përcjellë pak ditë më parë tek autoritetet shqiptare, por nuk sqaronte se në çfarë rrethanash Bashkim Driza i ishte larguar policisë uruguaiane. Tashmë Interpoli duhet të rinisë kërkimin ndërkombëtar për Drizën, i cili ka më shumë se 12 vjet që arrin t’i shpëtojë vuajtjes së dënimit që ka marrë në Shqipëri. Driza është dënuar me 16 vjet burg me akuzën e mashtrimit në shuma të mëdha të 304 mijë e 240 shtetasve. Shuma që mendohet të ketë përvetësuar Driza nga mashtrimi është rreth 9 miliardë lekë. Shqipëria dhe Uruguai nuk kanë marrëveshje ekstradimi, por në bazë të konventave ndërkombëtare, ato ranë dakord për të ndjekur të drejtën e reciprocitetit që nënkuptonte ndërrimin e Drizës me një shtetas uruguaian të kërkuar dhe të kapur në Shqipëri. Kjo marrëveshje kërkonte afate kohore të gjata, që i kanë dhënë mundësinë një prej personave me të kërkuar në Shqipëri në fushën ekonomiko-financiare për t’u larguar nga vendi ku mbahej i izoluar.
Ndalimi
Bashkim Driza, ish-presidenti i firmës piramidale “Populli”, që njihet si një ndër kompanitë mashtruese më të mëdha në vendin tonë, është gjetur në Uruguai më 21 shtator 2008. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit sqaruan se 50-vjeçari i lindur në Fier dhe banues zyrtarisht në Tiranë, është arrestuar pas kërkesës së Interpol Tiranës. Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar të këtij shtetasi është mbajtur korrespondencë e vazhdueshme me Interpol Santiagon-Kili, Interpol Montevideon-Uruguai dhe Interpol Santo Domingon - Republika Dominikane. E gjitha kjo pasi Bashkim Driza njihej nga ana e tyre, sepse ishte i pajisur me pasaportë uruguaiane dhe dominikane, si dhe kishte lëvizur nga Uruguai dhe Kili për në Republikën Domenikane dhe anasjelltas. “Me mesazhin e datës 22 shtator 2008 jemi informuar nga Interpol Montevideo se Bashkim Driza është arrestuar në Uruguai, dhe se ishte në ‘arrest shtëpie’, si dhe është kërkuar dërgimi i dokumenteve në rrugë diplomatike”, -konfirmoi Policia e Shtetit. Ajo shtoi se nga ana e Interpol Tiranës ky mesazh i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë, për të bërë të mundur dërgimin e dokumentacionit në rrugë diplomatike pranë autoriteteve uruguaiane, për ndjekjen në vazhdimësi të procedurave për ekstradimin e shtetasit Bashkim Driza.
27 Shkurt 2009