Në akuzë shtetasi grek, dyshohet se falsifikoi kontratën
Tiranë – Bashkia e Tiranës ka identifikuar një kontratë të falsifikuar nga një shtetas grek që jeton në kryeqytet dhe e ka denoncuar atë. Kallëzimi penal bëri që specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar të kryejnë hetime dhe dje ata konfirmuan se kanë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materiale hetimore në ngarkim të shtetasit grek I. L. “Shtetasi i huaj dyshohet se ka falsifikuar kontratën e dhënies me qira të banesës, duke e paraqitur të falsifikuar pranë Drejtorisë së Taksave vendore në Bashkinë e Tiranës”, - konfirmuan burimet policore, duke shtuar se për shtetasin grek rëndon tani akuza për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
27 Shkurt 2009