E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metalurgët: Do të futemi në grevë për falimentimin e Ital-Krom



Burrel- Metalurgët e Uzinës së Ferrokromit në Burrel po përballen me vështirësi financiare pas shpalljes së falimentit të firmës “Ital-Krom”, e cila ishte nënkontraktore e koncesionarit ruso-austriak “ACR”. Përfaqësuesit e sindikatës deklarojnë se për periudhën prill-nëntor 2008 punonjësve nuk u janë paguar sigurimet shoqërore dhe për pasojë 30 prej tyre që preken nga reforma dhe nuk përfitojnë asistencë. Metalurgët kërkojnë nga qeveria zhbllokimin e kësaj situate, në të kundërt, më datë 10 mars, ata do të futen në grevë urie. Përfaqësuesit e Sindikatës së Metalurgëve deklarojnë se firmat që kanë marrë me koncesion Uzinën e Ferrokromit në Burrel vetëm sa e kanë shfrytëzuar atë, ndërkohë që nuk kanë bërë asnjë investim.

27 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›