E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Europian kritikon Serbinë

Ballkani Perëndimor ka qenë pjesë e debateve jozyrtare në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së. Eurokomisoneri për Zgjerim, Olli Rehn ka kritikuar politikën serbe ndaj Kosovës më 17 shkurt, përkatësisht vizitat e parlamentarëve dhe qeveritarëve serbë në 1 vjetorin e pavarësisë. Kritika iu bënë dhe sjelljes së ministrit të Jashtëm serb, Jeremiç ndaj përfaqësuesit të BE-së në Beograd. Holanda dhe disa vende të tjera kanë përsëritur kundërshtimin e tyre për zhbllokimin e MSA-së me Serbinë për shkak të mosbashkëpunimit me Hagën. Eurokomisoneri për Zgjerim, Olli Rehn gjithahstu ka theksuar se viti 2009 do të jetë pozitiv përsa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të disa vendeve ballkanike, pasi pritet liberalizimi i vizave. Ai ka kërkuar nga qeveritë e rajonit të punojnë për plotësimin e kritereve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›