Mesiç: Kosova, sherri midis Kroacisë dhe Serbisë
Beograd - Njohja që Kroacia i ka bërë pavarësisë së Kosovës ka ndikuar në prishjen e marrëdhënieve midis dy vendeve. Këtë e ka deklaruar për mediat serbe vetë Presidenti kroat Stjepan Mesiç sipas të cilit mosmarrëveshja e Serbisë dhe Kroacisë është pasojë e njohjes kroate të Kosovës.
Sipas kreut kroat, bashkëpunimi i dy vendeve, që "do të arrinte në një nivel të lartë", është i rëndësishëm për të dyja shtetet në BE. "Unë Presidentin e Serbisë e konsideroj mik timin. Pra, nuk do të ketë kurrfarë pengese për zgjerimin e bashkëpunimit. Mirëpo, Kroacia e ka njohur Kosovën dhe ndodhi një mosmarrëveshje e caktuar", deklaroi ai.