E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Evropian diskuton për Kosovën

Bashkimi Evropian ndërmori dje një diskutim në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe proceset politike me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë. Siç edhe ishte njoftuar paraprakisht pas diskutimit që do kryhej në Parlamentin Evropian në Strasburg do të miratohet edhe një rezolutë për Kosovën. Ky dokument do ta bëjë të qartë se Parlamenti Evropian nuk pranon ndarje të Kosovës. Ndërkaq, në rezolutë pritet të kritikohet qeveria e Kosovës për mungesë të luftës së duhur të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Projektrezoluta për Kosovën, mbi të cilën u përqendruan diskutimet ishte hartuar nga deputeti holandez, Joost Langendijk.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›