Gjiri i Jalit, pronat që u falsifikuan
Mbivendosjet e pronave
shtrihen në
bregdetin e Jalit, në
Vlorë. Hetimet e
prokurorisë së qytetit bregdetar
kanë konstatuar se në këtë zonë ka
një mbivendosje prej 40 hektarësh.
Përfitues është një qytetar nga Vlora,
i cili është marrë nën hetim.
Megjithatë, burimet nga prokuroria
lokale thanë se hetimet do të shtrihen
edhe ndaj Agjencisë së Kthimit
dhe Kompensimit të Provave në qytetin
e Vlorës. Nëse konstatohen elementë
të veprës penale, ndaj të
dyshuarve do të merren masa ndaluese,
ku nuk përjashtohen edhe arrestimet.
Ndërkohë, burime nga
Prokuroria e Vlorës thanë se hetimet
për këtë skandal kanë filluar kryesisht
në bazë të investigimeve të
prokurorëve të çështjes.
Mbivendosja
Një pronë prej 40 mijë metrash
katrorë është mbivendosur në
zonën bregdetare të fshatit Jal në
Vlorë, ku Banka Botërore ka financuar
një plan për rindërtimin e
zonave turistike në bregdet. Historia
daton disa muaj më parë në qytetin
e Vlorës. Një qytetar, emri i të
cilit nuk mund të bëhet i ditur për
arsye hetimore, është paraqitur në
Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit
të Pronave në këtë qytet. Banori
pretendonte se trashëgonte
një pronë në bregdetin e Jalit, që
kapte sipërfaqen e 40 hektarë. Pas
paraqitjes së dokumenteve, AKKPja
me një mbledhje urgjente i ka
kthyer pretenduesit të gjithë sipërfaqen
që kërkonte. Deri në këto
procedura skandali nuk ishte zbuluar.
Prokuroria e Vlorës merr disa
informacione në mënyrë operative
për megaskandalin me një dëm që
llogaritet në rreth 20 milionë euro.
Nëpërmjet përgjimeve dhe vëzhgimeve
arrijnë të zbulojnë se dokumentet
që kishte paraqitur "pronari"
ishin falsifikuar dhe toka i
përkiste një familjeje tjetër. Hetues
të çështjes kanë sekuestruar në
zyrën e AKKP-së dokumentet që
kishte depozituar shtetasi, të cilat
rezultojnë se janë të falsifikuara.
Hetimet
Prokuroria e Vlorës ka marrë në
pyetje personin që i ka paraqitur
agjencisë së AKKP-së dokumente
të falsifikuara. Nga hetimet e para
ka rezultuar se shkresat nuk ishin
origjinale. Ndaj këtij personi,
hetuesit kanë ngritur akuzën e
"tjetërsimit të pronës" dhe "falsifikimit
të dokumenteve". Ndërkohë,
hetimi është thelluar për të përcaktuar
gjithë mekanizmin e mbivendosjes
së pronës në bregdetin e
Jalit, një pronë e lakmueshme nga
biznesmenë të shumtë. "Krahas
personit që ka përfituar në mënyrë
të paligjshme 40 hektarë pronë,
hetimet janë shtrirë edhe ndaj zyrtarëve
të Agjencisë së Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave në Vlorë.
Por nuk përjashtohen nga hetimi
edhe zyrtarët e lartë të AKKP-së së
përgjithshme", thanë burimet nga
Prokuroria e Vlorës, duke saktësuar
se hetimi është në vijën e duhur
dhe shumë shpejt do të merret një
vendim përfundimtar për personat
nën hetim, si dhe për ta dërguar
çështjen në gjykatë. "Nuk ka as më
të voglin dyshim. Në bregdetin e
Jalit ka një mbivendosje prone.
Kemi nën akuzë një person dhe
shumë shpejt do të vendosim për
personat e tjerë. Kemi prova që
vërtetojnë mbivendosjen", përfundojnë
burimet nga Prokuroria
e Vlorës.
Në gjirin e "Gjeneralit" u mbivendosën 48 ha
Disa javë më parë, Prokuroria
e Tiranës filloi një hetim
për 48 hektarë mbivendosje në
vendin e quajtur gjiri i "Gjeneralit",
në Rrethin e Kavajës. Nën
hetim janë tetë persona, midis
të cilëve edhe ish-kreu i AKKPsë,
Tunxh Vatnikaj, si dhe një
biznesmen. Prokuroria ka vërtetuar
akuzat në bazë të vëzhgimeve
dhe përgjimeve ndaj të
hetuarve. Dëmi i shkaktuar llogaritet
rreth 20 milionë euro.
Braçe: Të hetohet familja që qeveris vendin
Socialistët kërkojnë që prokuroria të nisë hetimet për familjarët e Sali
Berishës, në lidhje me akuzat që ngrihen nga një raport i Bankës
Botërore. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, tha
dje se "një mori faktesh, të dokumentuara dhe me vendime të qeverisë së
Sali Berishës, po provojnë çdo ditë se Sali Berisha po përdor në mënyrë
kriminale çdo aktivitet publik e ekonomik për të përfituar personalisht,
familjarisht nga blerja në terrenin e Shqipërisë, si dhe shtrirja po familjarisht
në çdo aktivitet ekonomik në vend". Sipas Braçes, Berisha po blen
Shqipërinë dhe shqiptarët do të jenë shpejt punëtorët me mëditje në aktivitetet
ekonomike të tij. "I gjithë ky sistem ekonomiko-kriminal ka në
thelb konfliktin e interesit e përmes tij përfitime të paligjshme deri në monopolizëm
të aktivitetit ekonomik në vend", tha Braçe, i cili theksoi se "hetimi
i veprimeve abuzive mbi projektin, është urdhëruar më datë 1 nëntor
2007 nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të BB. Pra, jo nga opozita".
Vasili e Neranxi mbështesin banorët e Jalit
Lëvizja Socialiste për Integrim ka komentuar dje të ashtuquajturën
"Çështje të gjirit të Jalit" nëpërmjet dy eksponentëve të saj në Tiranë
dhe në Himarë. Në Tiranë, sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili,
tha se "LSI ka denoncuar fort dhe publikisht dy vjet më parë masakrën e
konsumuar në Jal, kur qeveria e Berishës sulmoi me fadromën dhe policinë
e saj pronat e banorëve të fshatit Vuno në atë zonë". Sipas tij, qeveria e Berishës
i sulmoi këto prona me një egërsi të padëgjuar, sepse interesat e ngushta
klienteliste dhe korruptive e udhëhoqën për ta bërë këtë. "Sot gjithçka që
LSI bëri publike është vërtetuar qartë dhe problemi është bërë kritik, sepse
korrupsioni i lartë qeveritar shkon deri te Kryeministri dhe kjo është provuar
pa asnjë ekuivok edhe në raportin investigues të panelit inspektues të
Bankës Botërore". Ndërkohë, deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi, ka shkuar
dje në zonën e tij, në Himarë, për të shprehur mbështetjen ndaj banorëve
të Vunoit, pronat e të cilëve në gjirin e Jalit u shkatërruan në vitin 2007.