Bashkimi Evropian dorëzon sot progres-raportin
Sot pasdite, Komisioni Evropian do t‘i dorëzojë autoriteteve më të larta shqiptare, raport-progresin e BE-së për punën e bërë nga Shqipëria në plotësimin e standardeve evropiane, përgjatë vitit 2008. Sot paradite, në Bruksel, do të mblidhet Komisioni Evropian, si dhe Këshilli i Ministrave i BE-së, të cilët do të miratojnë raportet për të gjitha vendet aspirante dhe ato kandidate. Paralelisht në të gjitha këto vende, të cilat janë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, ambasadorët e Bashkimit Evropian do të dorëzojnë progres-raportin në një orar të caktuar. Edhe në Shqipëri, sot pasdreke, nis programi i dorëzimit të dokumentit më të rëndësishëm që Brukseli shpërndan çdo vit për ecurinë e vendit tonë. Në orën 14:00, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, do të takohet me Kryeministrin Sali Berisha, ku, pas dorëzimit të progres-raportit, do të japin edhe nga një deklaratë për mediat. Menjëherë pas takimit me Berishën, ambasadori Lohan do të niset drejt Presidencës, ku do t‘i dorëzojë një kopje të dokumentit kreut të shtetit shqiptar, Bamir Topi. Pas këtij takimi, diplomati i Brukselit do të takohet me kryeparlamentaren, Jozefina Topalli. Ndërkaq, ambasadori Lohan, në orën 17:00, do të dalë para medias, ku do të komentojë përmbajtjen e thelbit të rekomandimeve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Në këtë dokument, pritet që të citohen si arritjet, por edhe mosarritjet e qeverisë gjatë një viti. Në progres-raportin e Bashkimit Evropian, do të jenë të renditura dhe rekomandimet e Brukselit për vitin 2009.
14:00 - 14:45, Dorëzimi i Raportit nga ambasadori Lohan te Kryeministri Berisha. Pas takimit, do të jepet një deklaratë e shkurtër për mediat.
15:15 - 15:45, pranë Presidencës: Dorëzimi i Raportit nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Helmuth Lohan, te Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
16:00 - 16:30, pranë Kuvendit: Dorëzimi i Raportit nga ambasadori Helmuth Lohan te Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. 17:00, Konferencë për median për prezantimin e Raportit të Progresit Vjetor