E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi Evropian, dyfishon fondet per krizen financiare

Bashkimi Evropian ka rene dakord per te dyfishuar fondin antikrize, duke e cuar ate ne 500 miliarde dollare, perpara nje Samiti te ministrave te Financave te 20 vendeve te botes (G20) kete fundjave, deklaroi nje diplomat i larte evropian. "Termat e references per ministerialin e G20-s jane miratuar" u shpreh diplomati pasi ministrat e Financave te bllokut 27-anetaresh aprovuan nje dokument, qe shpreh qendrimin e tyre te perbashket per takimin e G20-s me 13-14 mars ne Britanine e Madhe. Dokumenti "termat e references", qe permban qendrimin e BE-se lidhur me ceshtjet kryesore te Samitit te G20-s, thekson se kontributi per fondin antikrize te FMN-se duhet te ndahet ne menyre te ndershme mes vendeve anetare, vecanerisht mes vendeve me rezerva te medha valutore, dhe perserit thirrjet drejtuar Kines dhe Arabise Saudite, per te kontribuar me shume.

Dokumenti detajon pozicionin e bllokut lidhur me politiken ekonomike, institucionet nderkombetare, FMN-ne dhe bankat per zhvillim. "Shtetet anetare te BE-se mbeshtesin dyfishimin e fondeve te FMN-se dhe jane te gatshem te kontribuojn, per nje rritje te perkohshme te ketij fondi, nese do te ishte e nevojshme", thuhet ne dokumentin e miratuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›