Trafiku i armeve nga Kosova ne vendin tone, merren 22 vjet burgim
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda shpalli dje fajtore dhe denoi me 22.4 vjet burg kater te pandehurit e akuzuar per "trafik te municioneve" nga Kosova per ne vendin tone. Trupi gjykues, denoi perfundimisht me 7.4 vjet burg te pandehurin Ali Peci, 6.8 vjet burg te pandehurit Naim Dungu dhe Behar Dungu, si dhe denimin me 1.4 vjet burg te pandehurin e fundit, Shaban Sulmeta, ish-nenoficer i ushtrise ne nje repart te Burrelit. Kater te pandehurit jane vene ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Dungu". Dy seanca me pare Prokuroria e Krimeve te Renda, kerkoi denimin me 28.4 vjet burg kater te pandehurit, ndersa mbrojtesit kerkuan pafajesine e tyre. Nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se te pandehurit kane qene duke udhetuar me nje automjet te tipit "Audi", me traga te Kosoves. Sipas prokurorise gjate nje kontrolli te ushtruar ne automjet, policia gjeti nje sasi prej 6.320 fishekesh te kalibrit 7.62 mm, te modeleve 54 dhe 56, si dhe nje automatik "Kallashnikov". Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, te pandehurit i kane blere fisheket ne Kukes, Burrel dhe Kosove. Pas blerjes se armeve ata dyshohet te jene nisur per ne drejtim te Tiranes. Prokuroria e Krimeve te Renda i akuzonte kater te pandehurit, per vepren penale te "trafikut te armeve dhe municione", kryer ne bashkepunim.
Hetimet
Te pandehurit kishin qene 3 muaj nen hetim, pasi fillimisht dyshoheshin se do te trafikonin klandestine, nga Kosova ne drejtim te Shqiperise per ne Itali, ose nje linje tjeter e mundshme ne drejtim te vendeve veriore te Ballkanit per ne Perendim. Por gjate hetimit eshte zbuluar se objekti i vertete i trafikut nuk ishin klandestinet, por armet dhe municionet. Kjo ka bere qe hetuesit te ndryshojne menyren edhe objektin e hetimit te tyre dhe te zhvendosen me destinacion ne nje vend tjeter, ne Burrel.