E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugoret nisin "gjuetine" ndaj makinave te vjedhura

TIRANE - "Gjuetia" ndaj makinave te vjedhura, ka rifilluar serish gjate dites se djeshme. Policia Rrugore e kryeqytetit ka organizuar dje nje operacion me qellim bllokimin e makinave, qe rezultojne ne listen e Interpol Tiranes. Forca te shumta te rrugoreve kane ngritur postblloqe ne rruge te ndryshme te kryeqytetit, duke kontrolluar te gjitha makinat e dyshimta, ato pa targa por nuk kane shpetuar dhe ato me targa te rregullta. Gjate dites se djeshme, me shume se 40 automjete te llojeve te ndryshme jane bllokuar dhe derguar ne ambientet e Komisariatit te Policise Rrugore, per verifikime te metejshme. Operacioni i nisur dje ka ardhur vetem pak dite, pas operacionit tjeter te koduar "Credit Car", te organizuar ne bashkepunim dhe me nderkombetaret. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme, nga burime te policise se kryeqytetit, te cilet deklaruan se, aksioni eshte ndermarre pasi ka ardhur lista e re e makinave, qe jane te vjedhura ne vende te ndryshme te Evropes.

Kane qene oret e para te mengjesit te djeshem qe uniformat blu te rrugores, se bashku me forcat e rendit, kane ngritur postblloqe te shumta ne rruge te ndryshme te Tiranes. Por pikat kryesore te policise, kane qene rruget hyrese per ne kryeqytet. Aty, ata kane ndaluar pergjithesisht makinat qe kane qene me targa te huaja, por nuk kane munguar dhe makinat me targa shqiptare, qe sipas policise dyshohet se jane te falsifikuara. Kane qene rreth 20 postblloqe qe jane ngritur nga rrugoret, nderkohe qe numri i makinave te bllokuara ka ndryshuar cdo ore. Pervec kontrolleve te ushtruara ne lidhje me taksat e papaguara nga pronaret e automjeteve, apo dhe per gjoba te ngelura te papaguara. Nga burime eshte mesuar se, ky aksion do te vazhdoje dhe ditet ne vazhdim. Dyshohet se ne rruget e vendit, udhetojne shume makina qe jane vjedhur ne vende te ndryshme te Evropes. Por nuk kane munguar dhe rastet kur pronaret e tyre i kane shitur ne Shqiperi, e me pas i kane denoncuar te grabitura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›