Shkeljet ne tendere, denoncohet juristi
Fier- Auditi i Prefektures se Fierit, ka derguar ne prokurori juristin e Keshillit te Qarkut, per shkelje administrative gjate zhvillimit te tendereve. Nderkohe qe kontrollit po i nenshtrohet e gjithe administrata e ketij institucioni, per verifikim te dosjeve personale, nese i plotesojne kushtet e punesimit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Auditit Fier. Mesohet se gjate nje kontrolli te ushtruar fundvitin e kaluar ne Keshillin e Qarkut, u zbuluan shkelje te zhvillimit te procedurave te tenderimit, nga juristi Ilir Hodo i cili u denoncua edhe ne prokurori. "Nje tjeter objekt kontrolli, eshte verifikimi i deklaratave te administrates per shkollimin dhe vendet e punes qe mbajne", tha nje zyrtar i prefektures per gazeten "KJ". Juristi Hodo ka mohuar te ishte i perfshire ne keto shkelje te pretenduara nga grupi i kontrollit, nderkohe qe mesohet se behet fjale per vleresime te gabuara dhe pergatitje jo ligjore te dokumentacioneve. Tashme dosja gjendet ne prokurori, e cila pritet te ndermarre veprime te tjera hetimore per kete rast. "Ne dyshojme se disa punonjes ne kete administrate, ende nuk e kane marre diplomen e shkolles se larte, ose ajo mund t'iu rezultoje dhe e falsifikuar", perfunduan zyrtare te prefektures per kontrollin e nisur.
Xh.Beharaj
Xh.Beharaj