E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria heton zyrtaret e pensioneve

Skandali i pensioneve con Prokurorine e Tiranes te zyrat e Institutit Rajonal te Sigurimeve Shoqerore ne Tirane. Pas ekspertizes se kryer ndaj dokumentacioneve te bllokuara, behet fjale per 200 dosje, ka rezultuar se pjesa me e madhe e tyre jane te falsifikuara. Kaq ka mjaftuar qe organi i akuzes te investigonte rreth zyrtareve qe jane perfshire ne kete skandal qe prej vitit 2000 dhe deri ditet e sotme. Aktualisht jane marre nen hetim ne gjendje te lire prej dy javesh 13 persona, nga te cilet ish-zyrtare te ISSH-se dhe te minieres se Krrabes, ku jane falsifikuar vjetersia e punes nga perfituesit qe kane paguar nga 500 mije leke per te marre pension te padrejte. Sipas perfundimit te nxjerre nga ana e Laboratorit Qendror Kriminalistik ne Tirane, ka rezultuar se dokumentet e sekuestruar personave te ndryshem, te cilet kane perfituar, kane qene te falsifikuara. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Tiranes thane se kane sekuestruar ne Drejtorine Rajonale te Sigurimeve Shoqerore ne Tirane dhjetera dosje personash per shkelje te renda dhe keto materiale do t'i nenshtrohen ekzaminimeve te metejshme. Tashme radha i ka ardhur zyrtareve te tjere, qe aktualisht jane ne detyre dhe qe dyshohet se jane te perfshire ne kete aktivitet te paligjshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›