Dyshimet, vrasja e Ukes e lidhur me Remzi Hoxhen
Rihetimi per dosjen e vrasjes se gazetarit Ali Ukaj, ka nisur disa dite me pare nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve te Renda, te cilat bene te ditur per "KJ" se gjate hetimeve per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, ne vitin 1995, ka dale ne pah edhe emrin e 26-vjecarit. Ky i fundit, u gjet i pergjakur dhe pajete ne shtepine e tij, me 29 korrik te vitit 1997. Nga hetimet e kryera prej Sektorit te Vrasjeve te Vjetra ne polici dhe Prokurorise, eshte konkluduar ne faktin se Ukaj, i cili ne ate kohe punonte ne nje prej gazetave shqiptare ne Tirane, kishte nisur te investigonte rreth rrembimit te Hoxhes ne firmen e tij, ngjarje per te cilen jane vene nen akuze kater ish-SHIK-as. Deshmite e mbledhura kohet e fundit kane shtyre hetuesit qe te nxjerrin edhe nje here dosjen e vrasjes ----me disa plumba te 26-vjecarit nga Decani i Kosoves, i njohur edhe si zedhenesi i pare i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK. Burime nga prokuroria kane bere te ditur, se gazetari Ali Ukaj, dyshohet te jete vrare dhe deshmite e reja flasin per te dhena shtese qe kane cuar ne rihapjen e dosjes. Por, ende nuk eshte vleresuar nese vrasja ka lidhje me investigimet e bera nga ai per ceshtjen e rrembimit te Remzi Hoxhes, apo me ndonje ngjarje tjeter ende te pazbuluar.
I denuari me mjekim, u arratis ne Zvicer
Zhdukja e autorit te vrasjes se gazetarit Ali Ukaj mbetet nje mister, pavaresisht se gjykata kishte vendosur qe ai te mbyllej ne psikiatri. Pak kohe pasi ai u dergua ne psikiatri, u arratis ne Zvicer. Qe nga ajo kohe, e deri me sot, askush nuk ka degjuar per te. Grupi hetimor shprehet se pikerisht me 27 prill te vitit 1998, Gjykata e Tiranes ka vendosur denimin e Selman Ukajt per vrasje, pasi ai ka pranuar akuzen e ngritur. Gjyqi e shpalli fajtor, por ne vend te denimit me burg, e liron si te semure psikik dhe e dergon ne Spitalin Psikiatrik te Elbasanit, e me pas arratiset per ne Zvicer.