E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Evropian inkurajon zgjidhjen e ngërçit në parlament

Brukseli shprehet për një zgjidhje konstruktive të situatës politike në Shqipëri, brenda sallës së Kuvendit dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Deklaratat dhe komentet e vazhdueshme të kancelarive perëndimore kanë vetëm një rrugë zgjidhje, atë të respektimit të shtetit ligjor dhe dëgjimit të pretendimeve të opozitës. Në asnjë resht të thirrjeve të ndërkombëtarëve nuk është theksuar tejkalimi i standardeve ligjore, por për më tepër respektimi i çdo kuadri kushtetues. Për kundrejt një qëndrimi racional dhe të drejtë, opozita shqiptare, për të ditë të tëra u kuadrua pas politikës së rrugës, si të vetmin sinonim të shprehjes së pakënaqësive të saj. Edhe dje, ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan deklaroi se opozita duhet të mbyllë protestat e rrugës dhe grevën e urisë. Sipas tij, vendi ka nevojë për një dialog konstruktiv dhe mbi të gjitha ai duhet të shfaqet në Kuvend, një institucion tërësisht funksional.
“Dialogu konstruktiv është i nevojshëm për të ecur drejt unionit”- tha Lohan.
Ai vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria ka nevojë për implementimin e reformave dhe për këtë duhet bashkëpunimi dy palësh, pozitë-opozitë në parlament.
“Pas dorëzimit të pyetësorit është e nevojshme që të thellohet lufta kundër korrupsionit si dhe në zbatimin në praktike të legjislacionit. Forcat më të mëdha politike duhet të tregojnë maturi dhe përkushtim në kursin e reformave”, deklaroi më tej, shefi i delegacionit të KE në Tiranë, Helmut Lohan.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›