Ngjela ngarkohet të eksportojë grevën revolucionare në Malet e Pindit
Hata e zezë more shokë. Tmerr i vërtetë. Revolucioni pësoi tkurrje. Borgjezia i hodhi ujë zjarrin leninist në mes të Tiranës. Adio fjalimeve patetike, adio fjetinës së këndshme në mes të bulevardit. Hata e madhe ndodhi. Avokat Ngjela doli pa punë.
Në këtë mjerim që ka zënë “vullnetarët e lirisë”, të ashtuquajturit sigurimsa në pension apo bij e bija të tyre e të nomenklaturës së kuqe, gjeli në majë të plehut, avokati Ngjela nuk ka ku të kakarisë përditë. Parimet “xhefersoniste” të Ernesto çe Guevarës që avokati përsëriste çdo ditë, tani e panë veten më të tallura se kurrë.
Ngjela deri tani na ka shpallur 90 herë se qeveria bie këtë ditë, këtë muaj, këto dy muaj e kështu me radhë. Revolucioni shokë pësoi zhgënjimin e madh. U shemb plehu dhe gjeli që këndonte majë tij për thirrje revolucionare.
Burime nga klubet më të mira dhe mejhanet e klasit të parë, vende ku kalon kohën dhe stërvitet për politikë të madhe avokati, bëjnë të ditur se ky i fundit po shqyrton seriozisht mundësinë e eksportimit të teorive të tij revolucionare në Evropën Lindore, por fillimisht në vendin fqinj të jugut. Nuk bëhet fjalë për murgjit e malit Atos, por për një varavitje në Malin e Pindit. Ngjela është i gëzuar se në vendin fqinj, faktori sindikalist e revolucionar është në kulm të qejfit e për pasojë ka qejf ta eksportojë atje revolucionin që ka nisur në Shqipëri.
Por imagjinoni si mund të jetë revolucioni i Ngjelës...