E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Evropian kërcënon Hungarinë

BRUKSEL - Bashkimi Evropian bëri të ditur se Hungaria nuk u është përgjigjur të gjitha shqetësimeve të ngritura nga Brukseli, në lidhje me respektimin e të drejtave dhe lirive demokratike.

BE-ja ka kërcënuar me veprime ligjore nëse Budapesti nuk bën ndryshime të legjislacionit për Bankën Qendrore, agjencinë e mbrojtjes së të dhënave dhe gjyqësorin.

Komisioni Evropian i ka dhënë Hungarisë edhe një muaj kohë për të ndryshuar disa ligje kontroverse dhe për të shmangur mundësinë e paraqitjes para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Hungaria, në anën tjetër, ka kërkuar ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Por zëdhënësja e Komisionit, Pia Ahrenkild Hansen, ka thënë se kushtet për nisjen e bisedimeve për këtë çështje, nuk janë përmbushur ende.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›