E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, kanosi të afërmit, 24-vjecari: S’kam bërë asgjë

KURBIN- Për katër orë me radhë mbajti në këmbë të gjithë banorët e fshatit Vinjollë, teksa kërcënoi me armë zjarri katër anëtarët e familjes së tij.
Që prej pasdites të së hënës, autori i ngjarjes Klevis Balloku vijon të jetë në arrati për të mos rënë në prangat e policisë.

Por kjo nuk e ka frikësuar t’i afrohet herë pas here banesës, madje dhe për tu intervisutar nga media, ku mohon cdo akuzë.
“Kur shkova tek të afërmit më thanë se më kërkon policia. Më thanë të iki po unë nuk e di cfarë kam bërë”, shprehet ai.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasi i ati i 24-vjecarit nuk kishte pranuar që t’i jepte lekë këtij të fundit, ndërsa nga dëshmia e vetë babait, pas njoftimit të policisë Klevis Balloku ishte larguar nga banesa dhe nuk i kishte mbajtur peng ata.

Ndërkaq fqinjët thonë se familja e të riut njihej si një familje e qetë dhe e varfër.
“Janë familje e mirë dhe e varfër. Djali ka shkuar njëherë në Greqi dhe pastaj ka ardhur në shtëpi”.

Pas zbardhjes së ngjarjes policia konfirmoi se në bazë të kartelës shëndetësore 24-vjecari rezulton me probleme mendore.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›