E Diel, 1 Nëntor 2026

“Salamworld” rrjeti i ri social i botës islame

STAMBOLL- Rrjetet sociale tashmë janë kthyer në një biznes fitimprurës. Facebook, i cili ka më shumë 800 milion përdorues, pritet të fitojë me miliarda dollarë kur të hyjë zyrtarisht në bursë.

Por Facbook-u nuk është lojtari i vetëm në këtë biznes. Në Kinë Sina Ëeibo ka më shumë se 227 milion përdorues, ndërsa në Rusi Vkontakte thotë se numëron më shumë se 100 milionë anëtarë.Por ka edhe rrjete të tjera!

Në Stamboll është krijuar Salamworld, që ka si synim të kthehet në një rrjet social gjigant në botën islame. Kompania thotë se do t'u ofrojë një hapësirë miqësore të gjithë myslimanëve për t'u bashkuar online.

Edhe pse faqja nuk do të hapet për publikun deri në muajin e shenjtë të Ramazanit, pra në fund të muajit Korrik, një gjë e tillë nuk ka penguar interesin e shumë turqve për faqen e re.

“Duke filtruar përmbajtet jo etike dhe duke i dhënë faqes një përmbajtje në respekt të vlerave familjare, ne përmbushim kërkesat e myslimanëve në të gjithë botën. Si Salamëorld, qëllimi ynë është të kalojmë çdo barrierë politike, gjuhësore dhe kulturore, për t'i hapur botën myslimanëve dhe myslimanët të hapen ndaj botës.” – thonë themeluesit e rrjetit social.

(er.nu/DW/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›