E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, grindet me nënën, 20-vjeçarja vetëhelmohet me klor

ELBASAN - Një 20-vjeçare ka tentuar t'i japë fund jetës, duke pirë një sasi detergjenti të llojit klor, ndërsa mësohet se aktualisht ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Burime nga policia e Elbasanit bënë të ditur se 20-vjeçarja Zhuljeta Nuredini, banore e lagjes “5 maji”, ka pirë një sasi klori, pas grindjes që ka pasur me nënën e saj në banesë.

Ndërhyrja e menjëhershme mjekësore ka bërë që gjendja e 20-vjeçares të mbetet e qëndrueshme, megjithëse e rëndë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›