Ivanovic: Institucionet serbe në Kosovë nuk do të shuhen
PRISHTINE- Sekretari shtetëror në Ministrinë e Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic ka thënë se “institucionet serbe në Kosovë nuk do të pushojnë së ekzistuari, edhe sikur zgjedhjet lokale të shtetit serb të mos mbahen në territorin e Kosovës”. Lajmi është publikuar sot në gazetën Koha Ditore.
Duke vlerësuar se zgjedhjet janë të rëndësishme për të gjithë serbët e Kosovës, pa marrë parasysh nëse jetojnë në jug apo veri të lumit Ibër, Ivanovic ka thënë se “nënshkrimi dhe mbajtja e tyre duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe Rezolutën 1244”.
Andaj, ka shtuar ai, Serbisë i duhet ndihma e misioneve ndërkombëtare, në mënyrë që zgjedhjet të realizohen teknikisht.
Ivanovic ka kujtuar se Serbia nga vitit 1999, “me ose pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare, ka mbajtur të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë”.
Të martën, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukic Dejanovic ka thënë se “zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar, pavarësisht nëse gjenden në jug apo në veri të Kosovës”. Nga ana tjetër autoritetet kosovare janë shprehur se organizimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë është në kundërshtim me të gjitha dokumentet dhe rezolutat ndërkombëtare.
(ma.ar/BalkanWeb)