Rritet me 13.1% niveli i depozitave, ekspertët: Ndikojnë emigrantët
TIRANË- Llogariten në 924 mld lekë kursimet e shqiptarëve të mbyllura në banka. Nga të dhënat e shoqatës së bankave rezulton se gjatë vitit që lamë pas niveli i depozitave u rrit me 13.1% kundrejt një viti më parë.
Ekspertët shpjegojnë se emigrantët shqiptarë, kryesisht ata që jetojnë në Greqi po i mbyllin kursimet në bankat që operojnë në vend, ndërkohë që një tjetër faktor që ndikon është edhe prirja e qytetarëve për të mos investuar, për shkak të pasigurisë që ka ngjallur kriza e eurozonës.
“Ka një tkurrje të konsumit, qoftë të konsumit të brendshëm, qoftë ai individual apo i biznesit ashtu dhe uljes së eksporteve që në një farë mënyre është konsumi i huaj apo i jashtëm. Si bizneset ashtu edhe individët preferojnë dhe ndjehen më të sigurt për t’i lënë kursimet apo paratë e tyre në bankë. Mendoj që korrespondon edhe me një transferim të një pjese të kursimeve që kryesisht shqiptarët që banojnë dhe punojnë në Greqi e kanë transferuar në bankat tona ku ndjehen më të sigurt”, u shpreh Civici.
Nga të dhënat e shoqatës së bankave rezulton se rritja më e madhe vërehet tek depozitat e individëve me 15,3% gjatë vitit që lamë pas kundrejt 2010-ës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)