E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta, minatoret vihen ne hetim

TIRANE- Minatoret qe protestuan perballe Kuvendit, jane vene nen hetim nga Policia e Tiranes. Burimet zyrtare thane dje, se organizatoret e protestes do te ndiqen penalisht. Policia e Tiranes njoftuar se tubimi ka qene i paligjshem dhe se minatoret kane kundershtuar punonjesit e policise dhe kane konsumuar vepren e kundervajtjes penale. Perkunder asaj qe minatoret prisnin nga qeveria, per plotesimin e kerkesave te tyre, te publikuara prej muajsh, do te perballen dhe me drejtesine. Gjate nje deklarate, Policia e Tiranes tha se minatoreve iu plotesuan te gjitha kushtet per zhvillimin e tubimit te lajmeruar. "Ne kete kuader, nga veprimet e kryera nga organizatoret e tubimit, strukturat e Policise se Tiranes, pergjate permbushjes se detyrave te tyre funksionale, kane qene tolerant gjate zhvillimit te ketij tubimi, ku edhe pas perfundimit te orarit te percaktuar prej nje ore, tubuesit jane lejuar perseri te protestojne", thane burimet nga policia. Nderkohe qe sipas policise, minatoret nuk kane qene paqesore dhe disa prej tyre kane kundershtuan forcat e policise. Tubimi u zhvillua, perpara kryesise se Kuvendit. Minatoret kane kerkuar miratimin e statusit, uljen e moshes se daljes ne pension dhe kushte me te mira pune. Ndaj tyre jane ngritur akuzat e "kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik" dhe "organizimit dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme". A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›