Bashkimi Kombëtar do të “bëhet” në BE
Këto komente dy kryeministrat, Berisha e Thaçi, i bënë në një konferencë të përbashkët për media. Ky ishte takimi i parë i kryeministrit Berisha që zhvilloi sot në Kosovës, ndërsa gjatë ditës do të zhvillojë një varg takimesh edhe me përfaqësues të tjerë të spektrit politik kosovar.
Kryeministri shqiptar, i cili është kritikuar pasi që ka mbajtur qëndrimin për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, tha sot se nuk ka as edhe një vend në botë që ka të drejtë ta quajë vetën vëllezër, siç është Kosova dhe Shqipëria.
Berisha i cili apostrofohet edhe si lider i kombit shqiptar, tha se ndihet krenarë që ka jetuar në periudhën kur Kosova është bërë e pavarur. “E ndiej vetëm me fat që jetova këto kohë”, u shpreh Berisha, i cili pas luftës së Skënderbeut, shpalljen e pavarësisë së Kosovës e konsideroi të arriturën më të madhe të kombit shqiptar.
“Kombi është një dhe i pandarë në shpirtin e tij dhe identitetin e tij. Nuk kemi dëgjuar të bëhet fjalë për dy kombe shqiptare, dy kombe serbe, kroate etj. Sot ideali i shqiptarëve është ideali evropian, sepse ne aty kemi përcaktuar të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh kryeministri Berisha.
Ai tha se bashkimi ideologjik ndërmjet shqiptarëve do të ndikojë edhe në tejkalimin e traumave që i ka sjellë më vite regjimi komunist në Shqipëri dhe ai serbo-jugosllav në Kosovë. “Një gjatësi të madhe e kufirit Shqipëri-Kosovë ka pasur tela me gjemba çka nuk besojë se ka pasur në kufi midis Vojvodinës dhe Hungarisë. Prandaj është në detyrë të dy qeverive të bashkëpunojnë për kapërcimin e këtyre pasojave”, tha Berisha.
Ndërkaq për të njëjtën çështje, kryeministri Hashim Thaçi tha se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy shteteve, ka për qëllim tejkalimin e shumë padrejtësive që iu janë bërë qytetarëve të të dy shteteve.
“Shqiptarët jetojnë në shumë shtete, por ne jemi një komb”, tha Thaçi, duke pretenduar se rruga e Bashkimit Evropian është rrugë vlerash që bashkon popujt.
Ndërkaq në pyetjen se marrëveshjet e nënshkruara sot për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave a mund të ngjallin refleksione në opinionin ndërkombëtar, kryeministri Thaçi tha se bashkësia ndërkombëtare e mirëpret bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si përkushtim demokratik për liri të lëvizjes. Kryeministri Thaçi duke iu shmangur pyetjes së gazetarëve se cilën anë e mbanë PDK, të djathtë apo të majtë, ai tha se me kryeministrin Berisha më shumë i bashkon koncepti i vlerave kombëtare e ideologjike se sa ajo e ndarjeve politike.
“Zakonisht e gjithë jeta ime politike është për liri, rend demokratik dhe integrim. Ka qenë lufta për atdhe dhe tash rendi demokratik. Lufta për atdhe është koncept i djathtë”, tha kryeministri Thaçi. Ndërsa kryeministri Berisha tha se ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka dhe nuk do të ketë ndasi politike, sepse mbi partitë politike, është koncepti kombëtar. Kjo, sipas Berishës, vlen edhe në relacion me Greqinë dhe me Italinë. “Pra nuk ka rëndësi se kush fiton në Kosovë apo në Shqipëri, raportet janë vëllazërore”, tha ai.
Kryeministri Berisha u shpreh i gëzuar se për 20 muaj, Kosova ka shënuar arritjet të mëdha kombëtare edhe ndërkombëtare më shumë se çdo vend tjetër në historinë e re dhe kjo, siç tha ai, është një meritë e jashtëzakonshme e udhëheqjes politike të Kosovës, e forcave politike dhe qytetarëve të Kosovës.
Po ashtu, kryeministri shqiptar tha se është lajm shumë i gëzueshëm që edhe Qeveria e Kosovës po e fillon ndërtimin e autostradës Morinë-Prishtinë.
“Uroj që edhe shteti i Serbisë të fillojë ndërtimin e autostradës në Nish”, tha Berisha, duke premtuar gjithashtu se në pjesën e Shqipërisë do të fillojë edhe ndërtimi i autostradës Shkodër-Qafë-Morinë.
Ndërkaq duke përmendur edhe projektet tjera të tij, Berisha ritheksoi se Porti i Shëngjinit është i gatshëm dhe se do t’ia japin Kosovës në dispozicion të plotë.