E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta shtrëngim duarsh me Jeremiç në Budapest

Meta dhe Jeremiç ranë dakord për avancimin dhe konkretizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë si dhe në procesin e integrimit europian.

Ministri Jeremiç ftoi homologun shqiptar për një vizitë zyrtare në Beograd, ftesë e cila u pranua nga zt. Meta. Meta dhe Jeremiç ranë dakord për të plotësuar sa më shpejt kuadrin ligjor të marrëdhënieve dypalëshe si një domosdoshmëri për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe në drejtime të tjera.

Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Serbisë u vlerësua nga dy homologët si i një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Lidhur me çështjen e Kosovës, z. Meta u shpreh se, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme të të dyja vendeve për këtë çështje, e ardhmja e Kosovës, është një e ardhme e sigurt evropiane si për të gjithë rajonin tonë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›