Kosova vijon rrugen Durres=Morine
07/10/2009 Kryeministri Sali Berisha viziton për herë të parë Kosovës pas shpalljes së pavarësisë
Thaçi premton ndërtimin i rrugës Morinë–Prishtinë
Berisha jep portin e Shëngjinit
Shqipëria dhe Kosova do të thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe marrëdhëniet mes dy shteteve do të fuqizohen akoma më shumë. Një ndër pikat më të rëndësishme që u evidentua gjatë vizitës së parë e kryeministrit Sali Berisha pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ishte pikërisht premtimi nga ana e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, për ndërtimin e segmentit rrugor Morinë-Prizren-Prishtinë, si vijim i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, e cilësuar si “Rruga e kombit”. Tashmë që rruga ka përfunduar tërësisht në Shqipëri, Prishtina zyrtare ka marrë përsipër të ndërtojë atë pjesë që i takon asaj. Kryeministri Thaçi theksoi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha se tashmë në Kosovë po numërohen ditët e jo muajt apo vitet për të nisur punimet e ndërtimit të segmentit Morinë-Prizren-Prishtinë, çka do të afrojë akoma më shumë kryeqytetet e shteteve. Vetë kreu i qeverisë së Tiranës ka deklaruar se qeveria që drejton gjatë këtij mandati do të ndërtojmë autostradën tjetër Qafa e Morinës–Shkodër, ku një pjesë e mirë është e ndërtuar, por pjesën tjetër të pandërtuar, rreth 34 kilometra. Ky segment do të mundësojë dalje më të shpejtë në det të Kosovës perëndimore. Në këtë aspekt kryeministri Berisha rikonfirmoi premtimin se Shqipëria do t’i vërë në dispozicion Kosovës portin e Shëngjinit. “Vitin e ardhshëm do të nisë studimi i fizibilitetit dhe projektimi i hekurudhës që do të lidhë dy vendet tona. Ne do të kompletojmë hekurudhën me Maqedoninë, por do të lidhemi edhe me Kosovën”, - deklaroi shefi i ekzekutivit të Tiranës. Thaçi deklaroi nga ana e tij se “Kosova pret arkitektin e ndryshimeve në Shqipëri, kryeministrin Sali Berisha, realizuesin e projektit të ëndrrave të shqiptarëve me ndërtimin e autostradës Durrës-Morinë”. Krerët e dy qeverive kanë deklaruar se tashmë bashkëpunimi mes dy shteteve është në nivelet më të larta. Por për ta fuqizuar akoma më tej përfaqësuesit e dy qeverive nënshkruan në Prishtinë gjatë marrëveshje bashkëpunimi, të cilat në thelb kishin fuqizimin e raporteve të ndërsjella shtetërore, ekonomike dhe njerëzore. Në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri Berisha ka deklaruar se “kombi shqiptar është një dhe i pandarë në shpirtin dhe identitetin e tij, ndërkohë që Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të ndryshme”. Ai theksoi se ideali kombëtar i shqiptarëve është ideali europian. Ndërsa kryeministri Thaçi deklaroi se shqiptarët jetojnë në shumë shtete, por kombi është një.
Presidenti Sejdiu nderon kryeministrin
Berisha dekorohet me Medaljen e Artë të Lirisë
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i ka akorduar kryeministrit Sali Berisha Medaljen e Artë të Lirisë. Në fjalën e mbajtur me këtë rast presidenti Sejdiu vlerësoi përkrahjen dhe kontributin e rëndësishëm të kryeministrit Berisha dhënë në vite për Kosovën dhe popullin e saj. “Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës ju falënderojnë nga zemra për përkrahjen pa rezerva që ju, qeveria dhe i gjithë populli i Shqipërisë i keni dhënë Kosovës në vazhdimësi dhe në çastet më të rënda të historisë sonë”, - u shpreh Sejdiu. Nga ana e tij kryeministri Berisha, duke e vlerësuar këtë medalje si nderimin më të madh, u shpreh se medalja përbën për të një akt madhor krenarie për të gjithë kontributin që qytetarët e Kosovës dhe Kosova dha për lirinë e kombit, lirinë e rajonit dhe më gjerë. “Përbën për mua nderimin më të madh, sepse këtu në Kosovë u zhvilluan të gjitha lëvizjet e mëdha për liri të shqiptarëve, ndaj dhe unë ndihem shumë krenar me medaljen që ju më dhatë”, - ka deklaruar kreu i qeverisë së Tiranës, Sali Berisha.
Motivacioni
Medalja e Artë të Lirisë, e akorduar nga presidenti Sejdiu ka si motivacion: “Për kontributin e lartë në mbrojtje të lirisë së Kosovës”. Kjo medalje iu dha kryeministrit Berisha gjatë seancës plenare të mbajtur në Kuvendin e Kosovës me rastin e vizitës së tij në Kosovë.
Berisha, Thaçi dhe Sejdiu për lëvizjet e Beogradit
Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Hashim Thaçi se asnjë komb në rajon nuk duhet të ndihet keq për gjithçka ndodh. Ai u shpreh i kënaqur nga ecuria e progresit të bërë në negociatat mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë. “Edhe marrëdhëniet tona me Maqedoninë dhe Malin e Zi janë marrëdhënie shumë të mira, të shkëlqyera dhe shoh me interes shumë të madh intensifikimin çdo ditë e më shumë të marrëdhënieve me Kosovën, me Malin e Zi, me Maqedoninë, por shpresoj se së shpejti edhe me Serbinë. Fobia nuk shërben ndaj askujt. Në histori kemi kaluar shumë gjëra të pamerituara, por kompleksiteti i saj na ka çliruar nga komplekset. Ndaj jemi të vendosur të punojmë për një klimë miqësore bashkëpunimi dhe integrimi rajonal”, - deklaroi Berisha. Ndërsa kryeministri Thaçi deklaroi se qeveria që drejton ka vullnetin e mirë qytetar, politik dhe shtetëror për bashkëpunim të ndërsjellë ndërshtetëror edhe me Serbinë. “Nga bashkëpunimi askush nuk duhet të ketë frikë, përkundrazi”, - theksoi kreu i qeverisë së Prishtinës. Më pas presidenti Sejdiu, duke iu referuar zgjedhjeve lokale, theksoi se është tepër irracionale kërkesa e Beogradit për të penguar serbët e Kosovës të dalin në zgjedhje.
Berisha nderon figurën e Ibrahim Rugovës
Në fjalimin mbajtur në Kuvendin e Kosovës kryeministri Sali Berisha ka nderuar figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova. “Nga kjo platformë dua të shpreh një nderim të veçantë për burrin e madh të Kosovës dhe kombit shqiptar, arkitektin e pavarësisë së Kosovës, ish-presidentin Ibrahim Rrugova, që me përfaqësimin e civilizuar, guximin, urtësinë dhe mençurinë e tij bëri që Kosovën ta donin edhe ata që s’e donin, ta njihnin edhe ata që nuk e kishin njohur. Ky burrë vigan i kombit tonë ndërtoi në kushtet e okupacionit të egër në Kosovë pushtetin paralel dhe çështjen e drejtë të shqiptarëve të Kosovës e ngriti nga një barakë e vogël në qendër të Prishtinës deri në zyrën ovale të Presidentit të SHBA-ve dhe kancelaritë e mëdha të Evropës, si dhe udhëhoqi me guxim dhe sukses Kosovën gjer në pragshpalljen e pavarësisë së saj. Kombi do të nderojë për jetë burrin e tij të madh!” - deklaroi Berisha. Gjithashtu ai ka nderuar dhe ka shprehur mirënjohje për qindra dhe mijëra burra dhe gra martire të kësaj toke, që me sakrificat, qëndresën epike për liri, dinjitet njerëzor dhe kombëtar, që nga viti 1878 gjer në fundin e shekullit që shkoi, fituan pavdekësinë.
Lavrov: BE të mbajë qëndrim ndaj deklaratave të Berishës
Megjithëse është shprehur për mosndryshim kufijsh, sërish deklarata e Berishës “se shqiptarët në të gjitha trojet ku jetojnë janë një komb” ka ngjallur reagimin zyrtar të Moskës. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pas një takimi me homologun e tij serb Vuk Jeremiç, ka kërkuar reagimin ndërkombëtar për deklaratat e Berishës. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, ai është shprehur. “Një reagim të tillë nuk e kemi dëgjuar. Shpresoj që në mungesë të komunikatave publike nga kryeqytetet evropiane në këtë temë të bëhen punë të domosdoshme me udhëheqjen shqiptare”, - ka thënë Lavrov. Ndërkaq në lidhje me Kosovën Lavrov ka thënë se kompetencat e Misionit të OKB-së nuk duhet zëvendësuar me kompetencat e strukturave të tjera. Në këtë kontekst, Lavrov ka kritikuar udhëheqjen e Prishtinës dhe linjën e saj "jokontstruktive", e cila pengon harmonizimin e marrëveshjeve midis Beogradit dhe faktorëve ndërkombëtarë që punojnë në Kosovë. Lavrov ka kërkuar zbatimin rigoroz të Rezolutës 1244 të OKB në Kosovë. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës kryeministri është shprehur se Shqiptarët janë një komb, por kjo s’do të thotë ndryshim kufijsh.
Presidenti Fatmir Sejdiu
Kreu i shtetit të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu, duke iu referuar kryeministrit Berisha ka deklaruar se Kosova ka në zemrën e saj njeriun që me tërë përkushtimin e tij jetësor i është dhënë mbështetjes së lirisë dhe pavarësisë së saj. “Duke shprehur këtë respekt dhe falënderimin për punët e mëdha që ka bërë kryeministri Berisha dhe shteti shqiptar nën udhëheqjen e tij, jemi paralelisht pjesë e proceseve të mëdha historike. Sot jemi në një kohë të re të dëshmimit të vlerave të Kosovës, si shtet i pavarur dhe i marrjes paralele të vlerave të përbashkëta të identitetit, demokracisë dhe përvojave të shpejta që Shqipëria ka kapërcyer në rrugën e integrimeve”, - ka deklaruar presidenti Sejdiu.
Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi, duke folur për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ka vlerësuar kryeministrin Sali Berisha si “arkitektin e ndryshimeve në Shqipëri, realizuesin e projektit të ëndrrave të shqiptarëve me ndërtimin e autostradës Durrës-Morinë”. Në vlerësimet e tij Thaçi deklaroi se priti në këtë vizitë “jetësuesin e integrimit të Shqipërisë në NATO, kryeministrin Sali Berisha, kontribuesin e madh për pavarësinë e Kosovës”. Ai ka falënderuar kryeministrin Berisha, qeverisë shqiptare për ndihmën e dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe për fuqizimin e shtetit. “Nuk është fshehtësi të themi publikisht se raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë raporte tejshtetërore, raporte vëllazërore”, - tha Thaçi.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi
Kryetari i Parlamentit të Kosovës ka pritur ditën e djeshme në një takim të veçantë kryeministrin Sali Berisha. Gjatë këtij takimi kryeparlamentari Krasniqi ka vlerësuar në maksimum rolin që ka pasur kreu i qeverisë së Tiranës në pavarësinë e Kosovës. Pas këtij takimi, zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi ia ka dhënë fjalën kryeministrit Berisha për të përshëndetur deputetët e mbledhur në një seancë të posaçme parlamentare. “Dëshiroj t’ju falënderoj përzemërsisht dhe me mirënjohje të thellë ju, të nderuar deputetë, dhe ju zoti Kryetar për nderin e madh që më bëtë duke më dhënë fjalën në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, - deklaroi Berisha.