Bashkimi familjar në SHBA, ja vizat për prindërit dhe vëllezërit
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Emigrantët në Amerikë
Nuk do të pritet më me 10-vjeçarë për të bërë bashkimin familjar në Amerikë. Sipas të dhënave nga Ministria e Punës në Shqipri referuar edhe Ambasadave përkatëse, thuhet se procesi i shqyrtimit mbi imigrimin familjar në SHBA mund të njohë përshpejtim. “Nëse do të miratohej, legjislacioni i ri do të nënkuptonte që anëtarët e familjes, përfshirë edhe partnerë të të njëjtit seks do të kenë mundësi të marrin miratim hyrjeje të përshpejtuar në SHBA. Kjo normë bën pjesë në orvatjet në vazhdim mbi reformën imigratore të SHBA-së. Parësi do t i jepet imigrimit bazuar në motive familjare; po kështu, vizat e papërdorura nga viti paraardhës do të rrisin numrin e vizave të disponueshme,” thuhet në raport. Kisha Katolike i kundërvihet përfshirjes së partnerëve gei në këtë normë. Nill Aberkrobmi, kongresmen nga Hauai u shpreh se mospërfshirja e partnerëve gei është një formë diskriminimi. Reformat e pritshme imigratore të Presidentit Obama ka gjasa të përqëndrohen tek punëtorët e padokumentuar dhe mënyrat se si ato do të ligjësonin statusin e tyre në SHBA.
Vizat me motive familjare
Të ndihmosh një anëtar familjeje, qoftë ai/ajo bashkëshort/e, i/e fejuar, prind apo motër apo vëlla në përgjithësi për t u bërë rezident i vazhdueshëm në SHBA, duhen ndjekur procedurat e mëposhtme. Nëse në shikimin e parë duket e thjeshtë, sidoqoftë ka shumë nuanca në çdo tip të vizës bazuar në motive familjare.
1. Së pari, duhet që Shërbimet mbi Shtetësinë dhe Imigrimin-SHBA (USCIS), të miratojnë një kërkesë (I-130) tënden. Shtetasi i SHBA-së e plotëson këtë formular, në emër të afërmit, që u lind jashtë. Kjo duhet shoqëruar me prova të lidhjes familjare dhe disa dokumente të tjerë, që të nisë procesi i imigrimit me motive familjare.
2. Së dyti, Departamenti i Shtetit duhet të përcaktojë, nëse ka një numur vize të disponueshme për shtetasin e huaj, sipas kategorisë për të cilën paraqitet kërkesa, qoftë edhe në rastin, kur një person i tillë tashmë jeton në SHBA.
3. Hapi i tretë për imigrimin me motive familjare, nëse i afërmi tashmë është në SHBA, ai/ajo duhet të paraqesë kërkesë për ndryshimin e statusit të tij/saj në atë të një rezidenti të ligjshëm, pasi bëhet i disponueshëm numri i vizës. Ka një mënyrë për të siguruar një numër vize. Ju mund të regulloni statusin tuaj, të njohur gjërësisht si AOS, duke paraqitur një formular I-485, se bashku me dokumentacion tjetër të kërkuar, si rezultatet e vizitave mjekësore, certifikata të lëshuara nga policia etj. I-485s shqyrtohen drejtpërdrejt nga USCIS . Në këtë rast, kërkuesit kryesorë, si paraqitësit e kërkesës dhe përfituesit, duhet t i paraqesin kërkesat së bashku (I-130 + I-485 + dokumetacioni i kërkuar), përmes zyrës vendore dhe jo asaj rajonale. Nëse jeni jashtë SHBA-së, kur bëhet i disponueshëm numri i vizës, i afërmi i huaj duhet të shkojë në konsullatën e SHBA-së, që të përfundojë procesin. Kjo është mënyra tjetër, sipas së cilës duhet të paraqisni kërkesë për të siguruar një numur vize imigranti, lidhur me imigrimin familjar në SHBA. Nëse një përfitues është vendosur jashtë SHBA-së, atëherë dokumentet e tij/saj shqyrtohen nga qendra Kombëtare e Vizave (NVC), para se rasti i tij/saj të dërgohet në Konsullatën e SHBA-së për procedura të mëtejshme. NVC rishikon dokumetacionin dhe plotëson procedurat administrative, si p.sh. kontrolli i historikut të secilit dhe me rradhë.
Vizat K-3 për bashkëshort/e të një shtetasi të SHBA-së
Shtetasit amerikanë kanë dy mënyra për të sjellë bashkëshortë/e të huaj për të jetuar në SHBA (nëse nuk jeni i/e martuar, konsultoni vizat për të fejuarit, si më poshtë).
Ju mund të “sponsorizoni” bashkëshort/en tuaj për vizën imigratore të hyrjes në SHBA. Nëse ndiqni këtë proces, bashkëshort/ja e juaj, e huaj do ta përfundojë plotësisht procesin e vizave, jashtë SHBA-së dhe pastaj të vijnë në SHBA për të marrë statusin e rezidentit të vazhdueshëm në SHBA, menjëherë. Juve ju duhet të paraqisni një Kërkesë për të Huajin e Afërm, Formularin I-130. Pasi USCIS, Qendra Kombëtare e Vizave dhe Ambasada e SHBA-së plotësojnë të gjithë procesin e nevojshëm administrativ, bashkëshort/es tuaj do t i lëshohet një vizë imigratore. Kështu, bashkëshort/es tuaj do t i lëshohet një vizë IR1 ose CR1. Një vizë IR-1 (Ir1 nënkupton “Të Afërm të Shkallës së Parë” që do t i mundësojë bashkëshort/es tuaj të migrojë në SHBA. Një Vizë CR1 (CR nënkupton “Rezidencë të Kushtëzuar) do të lëshohet, nëse martesa juaj është më pak se dy vjet në fuqi. Juve mund t ju lëshohet një vizë K-3.Viza K3 është një vizë jo imigratore për në SHBA. Vizat K3, normalisht lëshohen brenda pak muajsh. Ju mund ta përdorni vizën K3 për të nisur procesin jashtë SHBA-së, pastaj të udhëtoni në SHBA për të përfunduar procesin imigrator. Në këtë rast, kërkesa duhet bërë nga vendi ku u lidh martesa. Nëse martesa juaj u lidh në SHBA, bashkëshort/ja juaj duhet të paraqesë një kërkesë për vizë K3, përmes Ambasadës së SHBA-së në vendin e rezidencës së tij/saj. Për më tepër dhe kjo është disi e ngatërruar, kërkuesi duhet të paraqesë edhe një formular të plotësuar, I-129F (i quajtur “kërkesë për të fejuarin/en i/e huaj” në emër të tij/saj. Meqë kategoria e vizave K-3 është relativisht e re, USCIS deri vonë përdorte FormularinI-129F, duke e quajtur ende “kërkesë për të fejuar/en i/e huaj”, në vend të “kërkesë për bashkëshort/e të huaj”. Pasi lëshohet viza, bashkëshort/ja juaj mund të udhëtojë në SHBA.
Kërkesat për vizë
Që t ju lëshohet një prej vizave, ju duhet të plotësoni kërkesat si më poshtë: Ju duhet të jeni i martuar ligjërisht. Vetëm fakti se jetoni së bashku nuk e kualifikon martesën për imigrimin. Partnerët e pamartuar, po kështu nuk janë të përzgjedhshëm të sponsorizojnë viza për në SHBA. Në shumë raste, ju duhet të keni rezidencë në SHBA për të paraqitur kërkesën. Nëse jetoni jashtë SHBA-së, konsultoni më poshtë. Ju duhet të jeni 18 vjeç dhe më shumë, para se të nënshkruani Garancinë e Mbështetjes (“the Affidavit of Support”), e cila është një formular, që do t ju kërkohet më vonë.
Nëse jetoni jashtë SHBA-së
Nëse dëshironi të sillni bashkëshort/en tuaj të huaj në SHBA, por ndërkohë jetoni jashtë SHBA-së, ju duhet të paraqisni një kërkesë për vizë (formulari I-130), ose pranë zyrës vendore tuajën të Shërbimeve mbi Shtetësinë dhe Imigrimin-SHBA, apo drejtpërdrejt në Ambasadën e SHBA-së, ku qëndron bashkëshort/ja juaj i/e huaj. Ju lutemi që më parë të konsultoni , nëse Ambasada e SHBA-së pranon Kërkesa për Viza Imigratore. Me t u miratuar kërkesa për vizë, bashkëshort/ja i/e lindur jashtë, do të marrë një paketë nga Qendra Kombëtare e Vizave (NCV), e cila ndodhet në Portsmuth, Hemshir. Paketa e informon bashkëshort/en i/e huaj mbi dokumentet e ndryshme, që duhen për intervistën mbi vizën imigratore jashtë SHBA-së (p.sh. pasaporta, dëshmi të policisë, rezultate të vizitave mjekësore etj.). Paketa përmban disa dokumente, duke kërkuar që të plotësohen disa të dhëna biografike, të nënshkruara dhe drejtuar Ambasadës apo Konsullatës së SHBA-sa jashtë. Zakonisht, bashkëshrt/ja i/e huaj intervistohet dhe i lëshohet një vizë imigratore brenda 3-6 muajsh. Nëse ju dhe bashkëshort/ja juaj po planifikoni të qëndroni jashtë SHBA-së, pacaktueshmërisht në kohë, rekomandohet të mos paraqisni kërkesë për “Green Card-in”. Ky dokument mund të anulohet në një Port Hyrjeje në SHBA, nëse keni kaluar më shumë se 6-muaj jashtë SHBA-së.Nëpunësi i Imigrimit në Portin e Hyrjes do të detyrohet të përcaktojë nëse SHBA-ja është rezidenca juaj kryesore, pra përgatituni për një sërë pyetjesh.
Nëse ju që të dy tashmë jetoni në SHBA
Shtetasi i SHBA-së duhet të paraqesë Kërkesë për të Afërmin e Huaj (formulari I-130) tek zyra e Shërbimeve kompetente të Shtetësisë dhe Imigrimit-SHBA për të provuar se martesa është e mirëfilltë. Bashkëngjitur kërkesës për vizë duhet të bashkëngjiten, si më poshtë: Formularë biografikë(formularë G-325A), për bashkëshort/e, të dyja së bashku me fotografitë e tyre. Prova të shtetësisë së kërkuesit/es. Kjo mund të jetë në formën e një pasaporte të SHBA-së, një Certifikatëe Natyralizimi, apo të një kopje të certifikuar lindjeje të shtetasit. Një kopje e certifkuar e martesës. Kopje të certifkuara të dokumenteve, që kanë zgjidhur çdo martesë të mëparshme të bashkëshort/es, përfshirë vendimin përfundimtar të divorcit dhe certifikata të anulimit të martesës apo të vdekjes. Në të njëjtën kohë, bashkëshort/ja i/e lindur jashtë, duke e marrë të mirëqenë se ai/ajo ka hyrë ligjërisht në SHBA, duhet të paraqesë një kërkesë për rregullim statusi (Formulari I-485), çka është një kërkesë për “Green Card-n”. Normalisht, ju duhet të paraqisni edhe një Formular I-485, së bashku me fotografitë e “Green Card-it”, një garanci mbështetje nga bashkëshort/ja, një kërkesë për leje pune dhe një kërkesë për leje/autorizim udhëtimi (e njohur edhe si “garanci e avancuar”), duke marrë të mirëqenë se bashkëshort/ja jo shtetase nuk ka qëndruar në SHBA, jo ligjërisht 180 ditë, apo për më shumë, si dhe shumë formularë të tjerë të USCIS-it.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2009