Bashkimi, forca e bazes
Pas dy ditësh, Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, që duken se janë provokuar nga shqiptarët, por që u pranuan me dëshirë nga partia kryesore në pushtet VMRO-DPNE. Ndërsa ka një optikë panshqiptare, situata politike atje, raportet ndëretnike, shpesh dhe në Shqipëri shikohen me optikat skajshmërisht të ndryshme të partive shqiptare të Maqedonisë. Nisur nga interesi i shqiptarëve të Maqedonisë, apo nga interesi i shqiptarëve në përgjithësi si komb mund të shohësh ndryshe. Atje mund të arrish duke abstraguar nga retorika e secilës prej partive dhe duke gjetur emëruesin e përbashkët në shikimin e realitetit prej tyre. Me këtë optikë panshqiptare, as që mund të kundërshtohet se interesi kombëtar, është që statusi i shqiptarëve të Maqedonisë në një kontekst të favorshëm për mbarë shqiptarët si në Kosovë dhe në Shqipëri, duhet të përparojë më shpejt, diçka e ndryshme nga se si po projektohet avancimi nga secila prej partive. Po si mund të përparojë dhe a është duke u ecur në këtë rrugë?
Nëse bën një bilanc të arritjes së shqiptarëve në Maqedoni në momente të rëndësishme të këtyre 17 vjetëve pavarësi të republikës fqinjë, diku të quajtur Catena mundi, duket se konflikti i 2001 ishte një moment force i shqiptarëve që vuri në vijë të mbarë avancimin e statusit të shqiptarëve në të gjitha kuptimet: përfaqësimit në institucione politike, plotësimit të boshllëqeve arsimore dramatike me pjesën tjetër sllave të popullsisë, atyre kulturore, ekonomike, etj. Në një shikim thjeshtëzues mund të thuash se forca e shqiptarëve dhe në kuptimin më të ashpër të saj, luftës, arriti të impononte ndryshimet që me rrugë demokratike nuk mund të shtroheshin ndryshe në axhendën politike maqedonase. Marrëveshja e Ohrit ishte një kompromis ku sigurisht shqiptarët nuk arritën diçka të ngjashme me atë që arritën serbët në Planin Ahtisari pa luftë, por ama ajo shënonte një ecje të rëndësishme cilësore përpara në pikëpamje të të drejtave themelore si komb. Në këtë marrëveshje shqiptarët nuk konsiderohen si komb themelues i Maqedonisë, etj., dhe pozicioni i tyre si popull i dytë që banon në vendin fqinjë, relativizohet nëpërmjet truqeve apo formulimeve të paqarta, eufemistike, etj. Megjithatë sot në 2008, ende nuk është arritur të realizohet ai kuadër të drejtash parashikuar në Marrëveshjen e Ohrit, kuadër i afatizuar e që parashikohej të përfundonte brenda 2004. Me logjikë të thjeshtë duken dy arsye themelore që nuk përjashtojnë njëra-tjetrën: rezistenca e maqedonasve për të mos i bërë lëshimet, ashtu si dhe paaftësia e shqiptarëve pas 2001 për t‘i imponuar ato. Nga analiza e vëmendshme e historisë politike të Maqedonisë së pavarur, mund të mendosh se vetëm lufta, vetëm forca mund të detyrojë maqedonasit të bëjnë lëshime, por jo: dhe truket apo lojërat politike të paqes do të mund të impononin ndryshime. Dhe shqiptarët nuk po arrijnë të sigurojnë këto imponime, pasi nuk po i luajnë të gjithë lojërat e paqes.
Pse shqiptarët nuk imponohen?
Ja disa prej arsyeve që nuk hyjnë në konsiderata politike veçuese të njërës apo tjetrës parti.
Shqiptarët e Maqedonisë, me gjithë një raport më të shëndoshë me pronën në raport me shqiptarët e Shqipërisë, prapëseprapë mbeten në forma primitive të zhvillimit të kapitalizmit, dhe për pasojë dhe të shoqërisë së tyre. Ndërmarrje të vogla tregtare, me pronar unik, janë të vetmet realitete që ata kanë krijuar dhe që nuk mund të imponojnë gjë në realitetin maqedonas. Sigurisht maqedonasit sllavë nuk kanë lejuar që shqiptarët të përfitojnë asgjë prej tortës së privatizimeve të mëdha të ekonomisë publike, por nëse shqiptarët nuk kanë bashkuar kapitalet e tyre për të privatizuar ta zëmë të paktën ndonjë hotel dhe në Strugë, nuk është faji i maqedonasve. Subjekte të tilla ekonomike nuk mund të prodhojnë një klasë politike cilësore, as ta kushtëzojnë atë përveç se të jenë klientë të mjerë të politikës. As media të shëndosha nuk mund të vijnë prej kësaj panorame biznesi, hiq gazeta të vogla që thjesht subvencionohen nga hotele, njësi tregtare apo parti politike.
Niveli i ulët kulturor, arsimor i kësaj popullsie ka ndikuar gjithashtu në cilësinë e klasës politike në të gjitha nivelet. Me gjithë mbushjen e shpejtë të vakumit prej universiteteve të Tetovës, prapë duhet shumë kohë që shqiptarët të krijojnë kapacitete administrative, politike, etj., që formimin bazë e marrin në shkolla të mira. Ata pak shqiptarë të formuar në shkolla maqedonase kryesisht në Shkup, një pjesë në ndikimin dhe kontrollin e administratës titiste, apo të Maqedonisë së pavarur, janë vetëmënjanuar, apo shmangur nga politikëbërja, nga lufta e brezave, lokalizmi etj. Gjendja e mjerë e Shkupit në pjesën shqiptare, mungesa apo braktisja e çuditshme e tij prej partive kryesore shqiptare ka bërë reston.
Për pasojë politika që bëjnë shqiptarët në Maqedoni prodhon defekte tipike të një politike të prapambetur, që në Shqipëri mund ta gjeje para viteve ‘97. Egërsi, mungesë principialiteti, luftë ndaj kundërshtarit deri në asgjësim fizik të tij, sektarizëm, lokalizëm, debat mbi argumente të tejkaluar që mbajnë era Luftë e Ftohtë, etj., janë vetëm disa prej simptomave të katalogut të sëmundjeve të kësaj politike. Ka një distancë të madhe mes palëve politike shqiptare, megjithëse ideologjikisht nuk kanë ndryshime. Madje, krerët aktualë të partive politike në Maqedoni, Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti kanë pasur të kaluar politike të përbashkët në rininë e tyre - përfshirjen në grupet e majta çlirimtare, të angazhuar herë në Kosovë, herë në Maqedoni, ama mjerisht, duke kaluar nga Shqipëria politike. Ndoshta këtu mund të gjendet një nga arsyet pse ata e shikojnë kaq armiqësisht njëri-tjetrin. Në një situatë të tillë, puna e Arbën Xhaferrit, punë iluministe e një politikani filozof, ka qenë e pafuqishme për të bashkuar palët apo për të shtensionuar situatën, me gjithë përparimet apo ndikimet pozitive të tijat në shumë fusha. Ndërkohë burimet e pakta legale në dispozicion për një parti politike në pushtet, sipas kritereve të përqindjeve fiksuar me Marrëveshjen e Ohrit e bëjnë luftën politike atje, luftë për ekzistencë fizike: kush vjen në pushtet bën politikë kuadri, licencash, policësh, doganierësh, kur vendet në dispozicion ama janë fare pak. Dhe ekonomia private është ende e dobët, thjesht mbijetese, tipike e fazës fillestare të kapitalizmit.
Sikur të mos mjaftonin defektet endemike të shqiptarëve atje, partitë politike të Shqipërisë, apo të Kosovës kanë luajtur dhe luajnë gjithashtu negativisht, duke ndikuar në përçarjen e shqiptarëve. Marrëdhëniet ndërshqiptare tensionohen dhe prej lojërave të faktorëve të jashtëm veprues në Maqedoni: jo thjesht sllavo-maqedonasve, serbëve me lidhjet e vjetra, por dhe grekëve të pranishëm fuqimisht me bizneset e tyre, bullgarëve, etj.
Edhe kur shqiptarët kanë qenë pranë realizimit të ndonjë fitoreje në avancimin e statusit të tyre, diku maqedonasit me veprat e tyre përçarëse, diku partitë e Shqipërisë, veçanërisht PD, diku prej vedit, krerët shqiptarë kanë arritur të zhvillojnë veprimtari autolezioniste. Rasti më i fundit ishte provokimi i zgjedhjeve të parakohshme. Këto zgjedhje ngadalësuan avancimin e këtij statusi: u bllokua marrëveshja e vizave me Shqipërinë që do të rriste vëllimin e shkëmbimeve ndërshqiptare dhe do të kontribuonte në zhvillimin e mëtejshëm të zonave shqiptare më së paku prej turizmit. VMRO-së ju ofruan pretekste për të mos realizuar premtimet e shpallura në marrëveshjen e fundit Gruevski-Thaçi, në pikëpamje të gjuhës, arsimit, simboleve, punësimit, etj. Sikur të mos mjaftonte kjo, çka luhet në këto zgjedhje-mbijetesa politike e liderëve respektivë e ka bërë fushatën më të egrën, hiq atë që pasoi konfliktin e 2001. Duke kontribuar keqas në imazhin e shqiptarëve si komb.
Në një situatë të tillë duket sikur shqiptarët janë të destinuar të mbesin në vend numëro. Nëse ata nuk gjejnë rrugë bashkëpunimi, një emërues qoftë dhe minimal të përbashkët që t‘u sigurojë numrin maksimal të deputetëve në 6 zonat elektorale (ata humbin nja 6 deputetë nga ndarja e tyre në raport me numrin aktual të tyre në Parlament), ky skenar duket real. Një numër kritik deputetësh, që do t‘i bënte ata faktorin e tretë politik, kyç për krijimin e çdo qeverie, do të impononte ndryshimet si alternativë e shëndetshme e konfliktit. Qoftë dhe në formulën e grekëve të Shqipërisë, që kanë vetëm një parti politike dhe një organizatë që mban linjën e ashpër. Kjo mund të arrihet me një vepër ndërmjetësimi prej ndonjë autoriteti të gjithëpranuar nga Shqipëria: ashtu si Marrëveshja e Ohrit duhej të pajtonte maqedonasit me shqiptarët, duhet një marrëveshje tjetër që të pajtojë shqiptarët siç thoshte një njohës i mirë i Maqedonisë në një emision televiziv. Ndërkaq duhen promovuar politikanët e rinj, të shkolluar mirë, etj., që heqin dorë nga arsenali i vjetër i luftës politike. Ky lloj bashkimi apo bashkëpunimi, që i shndërron shqiptarët në faktor kyç në politikën maqedonase është në interesin kombëtar të shqiptarëve. Nëse i shërbehet ndarjes së shqiptarëve, kontribuohet jo thjesht për prapambetjen e tyre, por edhe për ta lënë Maqedoninë, që mund të jetë njëlloj aleati strategjik i shqiptarëve, të destabilizuar në mënyrë të përhershme. Një aleancë e tillë e shqiptarëve në Maqedoni, e sponsorizuar nga Tirana, brenda kuadrit të një aleance strategjike, apo më gjerë një boshti strategjik properëndimor Shqipëri-Maqedoni-, Kosovë, Bullgari, Turqi, është thelbësore. Nëse nuk kuptohet kjo, as këto zgjedhje nuk do të sjellin përparime të ndjeshme për shqiptarët.