Trafikimi i minorenes, Duda rrezikon 9 vjet burg
Trafikimi i një vajze 13-vjeçare dhe shfrytëzimi i saj si lypëse rrezikon ta dërgojë Ramazan Dudën për 9 vjet pas hekurave të burgut. Dje, në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet janë lexuar konkluzionet përfundimtare të akuzës në procesin ndaj 42-vjeçarit, i cili akuzohet për veprën penale të "Trafikimit të të miturve", e parashikuar nga neni 128/b-1 i Kodit Penal. Prokurori ka kërkuar shpalljen fajtor të Dudës dhe dënimin e tij me 9 vjet burg dhe 4 milionë lekë gjobë.
42-vjeçari ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar, pasi ishte denoncuar nga Suzana D. Sipas akuzës, Duda e kishte marrë vajzën 13-vjeçare nga qyteti i Kavajës ku ajo banonte dhe e kishte çuar në Fier, ku e kishte detyruar të lypte. Ai e kontrollonte në çdo kohë vajzën, duke marrë fitimet që ajo nxirrte. Aksi kryesor i qytetit të Fierit, bulevardi "Ramiz Aranitasi" ishte vendi i punës së 13-vjeçares, e cila flinte në lulishtet e qytetit dhe në mëngjes, qysh në orët e para dilte për të lypur. Sipas vajzës, ky aktivitet kishte vazhduar për rreth 2 vjet. Por policia, e cila kishte rënë në gjurmë të aktivitetit të Dudës e ka ndjekur atë dhe ka arritur ta kapë, duke e dërguar atë pas hekurave të burgut. Tani ai rrezikon një dënim prej 9 vjetësh heqje lirie.