Shpuza shpirti
Zot, më ther zemra për Dritan Hoxhën,
Që na la e mori qiejt përjetë.
Dhembja në shpirt, posi Krishti gozhdën
T‘ia mbaj sa jam gjallë te kjo jetë.
A thua yjet i ka mangut qielli
Që zgjat dorën e rrëmben Dritanin?
Po ç‘bëre, o Zot, a s‘të mjafton dielli
Të na zezosh me farmak xhanin?
Hapi me dhembjen ikin menduar,
Po ç‘qe kaq i zi për ne ky short?
Me lot në sy, kurora në duar
Përcjellin një shpirt që s‘ka mort.
I zi asfalti, në zi hareja,
Të zeza çapitjet për në varrezë,
Më e zezë do të pihet "Lori Kafeja",
Derti ynë me fjongo të zezë.
Na la buzëqeshja ç‘i dha dritë,
Syve miop e medias çapraz.
Por mallin gjallë na i la në shpirt,
Për lart shaloi kalin Pegas.
Dhe zemra jonë në mall zhuritur
Nga terri i diellit të dhembjes sonë,
Do vijë Dritani si yll i ndritur
T‘i hedhë dritë brengës zezonë.
E la shpirtdëliri botën e sherrit,
Ferrat për lule i vënë dashurisë,
Për ç‘bëri, t‘i bëjë dritë ferrit,
iku t‘ia thotë Perëndisë.
Që na la e mori qiejt përjetë.
Dhembja në shpirt, posi Krishti gozhdën
T‘ia mbaj sa jam gjallë te kjo jetë.
A thua yjet i ka mangut qielli
Që zgjat dorën e rrëmben Dritanin?
Po ç‘bëre, o Zot, a s‘të mjafton dielli
Të na zezosh me farmak xhanin?
Hapi me dhembjen ikin menduar,
Po ç‘qe kaq i zi për ne ky short?
Me lot në sy, kurora në duar
Përcjellin një shpirt që s‘ka mort.
I zi asfalti, në zi hareja,
Të zeza çapitjet për në varrezë,
Më e zezë do të pihet "Lori Kafeja",
Derti ynë me fjongo të zezë.
Na la buzëqeshja ç‘i dha dritë,
Syve miop e medias çapraz.
Por mallin gjallë na i la në shpirt,
Për lart shaloi kalin Pegas.
Dhe zemra jonë në mall zhuritur
Nga terri i diellit të dhembjes sonë,
Do vijë Dritani si yll i ndritur
T‘i hedhë dritë brengës zezonë.
E la shpirtdëliri botën e sherrit,
Ferrat për lule i vënë dashurisë,
Për ç‘bëri, t‘i bëjë dritë ferrit,
iku t‘ia thotë Perëndisë.