E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arsenal fishekësh në tarracë pallati

Një arsenal me fishekë ka alarmuar policinë e kryeqytetit, kur janë gjetur nga një banor në tarracën e një pallati. Rreth 320 fishekë janë zbuluar nga banori i një pallati përballë Qendrës Evropiane Tregtare në Tiranë. Banori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka dalë në tarracën e pallatit që gjendet në rrugën "Fatmir Haxhiu", për të lënë disa sende dhe aty ka parë kutinë metalike, në të cilën mbahej sasia e fishekëve. Nuk dihet ende se përse mbaheshin fishekët në tarracë, por burime të policisë thanë se personi që i zbuloi është shoqëruar në komisariat, ku është marrë në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore. Me t‘u njoftuar, në vendin e ngjarjes ishin patrullat e përgjithshme të policisë, të cilat bënë edhe sekuestrimin e menjëhershëm të pakos metalike bashkë me fishekët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›