E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, ndjekje penale dy mashtruesve

Dy persona janë dërguar për ndjekje penale, pasi dyshohen se kanë mashtruar shtetas të ndryshëm. Burimet policore të kryeqytetit thanë se për veprën penale të mashtrimit u dërguan materialet në prokurori për Skënder Ismail Çakmashin, 45 vjeç, banues në Priskë të Madhe. Ndaj tij është depozituar kallëzim se ka përfituar pension në mënyrë të paligjshme, duke mashtruar për vjetërsinë e punës me anë të dokumentacionit. Ndërkohë, për ndjekje penale u dërgua edhe Gentiana Kapllan Vrioni, 35 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndaj saj është depozituar një kallëzim penal nga një shtetas, i cili tregon se kjo shtetase i ka marrë përmes mashtrimit shumën e parave prej 500 mijë lekësh dhe nuk ia ka kthyer. Policia tha se po punohet për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›