Bllokohet mjeti i vjedhur në Itali
Antitrafiku sekuestron një makinë, e cila rezulton e vjedhur jashtë Shqipërisë. Burimet policore thanë se nga seksioni i luftës kundër trafiqeve është sekuestruar automjeti tip "Jeep Cheroke", me targa DR2843C, në përdorim të shtetases Mardela Beqir Hasanbasha, 38 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas policisë, u kryen veprimet procedurale, ku nga verifikimet e bëra rezultoi se ky automjet është i vjedhur në Itali më datë 18 janar 2001. Në deklarimin e saj, poseduesja e këtij mjeti tregoi se këtë mjet ia ka blerë kundrejt shumës së parave prej 300 000 lekësh, Klodian Gani Asllanit, 31 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "trafikimit të mjeteve motorike".