E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet atomike perplasje mes policise dhe protestuesve

Gjermani

Perfundoi ne perplasje te ashpra mes policise dhe manifestuesve protesta kunder trenit me mbetje radioaktive ne Gjermani. Perleshjet ndodhen rreth 30 kilometra larg Gorleben ne veri te vendit qe mendohet se eshte edhe destinacioni final per shkarkimin e tyre. Nje numer i madh aktivistesh dhe ambientalistesh u perpoqen me force qe te demtonin binaret ku do te kalonte treni. Policia nderhyri duke perdorur sperkates me piper dhe shkopinjte e gomes ndersa shume mjeteve te policise iu vu flaka. Mijera demonstrues u perpoqen te bllokonin shinat e trenit ne afersi te Hitzacker-it. Ata i sperkaten forcat e sigurise me lengje irrituese kurse keta perdoren shkopinjte dhe sperkates me piper tha nje zedhenes i policise. Disa vete jane plagosur. Mbetjet radioaktive te dala nga centralet berthamore gjermane u nisen te premten per ne France per tu perpunuar per tu kthyer serish per ne Gjermani. Behet fjale per 123 mije tone mbetje toksike ekuivalente me konsumin vjetor te energjise elektrike te 24 milione gjermaneve. Destinacioni final i tyre eshte Gorleben ish-miniera e kripes e shnderruar ne depozite mbetjesh atomike qe ne fund te viteve lsquo70-te. Ky supozohet se eshte nje vend i perkohshem por qe per ambientalistet ekziston frika se do te shnderrohet ne nje vend te perhershem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›