Bashkimi, i fortë për Pejën

Ndeshja derbi e xhiros së 24-t të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll, e zhvilluar të shtunën mbrëma në Prizren, i ka takuar Bashkimit, i cili e mposhti Pejën me rezultat 74:60. Prizrenasit ishin në çdo aspekt më të mirë sesa pejanët.
Vetëm çereku i parë ishte më i barabartë, ku prizrenasit e fituan 19:17. Në vazhdim, gjithçka u shkoi për dore “arpaxhikëve”, të cilët të prirë nga amerikani Bolds, filluan të shkëputeshin qysh në çerekun e dytë. Pjesa e parë përfundoi me 8 pikë përpara për mikpritësit, 40:32.
Edhe në 10 minutëshin e tretë, ekipi “Portokalli” e kontrolloi lojën. Madje, ky ekip e pa veten me 17 pikë përpara, pas përfundimit të kësaj periudhe, 60:43. Në fillim të çerekut të fundit prizrenasit e arritën epërsinë maksimale, +22 pikë, 65:43, ndërsa minutat e fundit ishin vetëm formalitet. Në fund, Bashkimi fitoi me meritë me rezultat 74:60.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluat të shtunën, Trepça e deklasoi Dritën. Kurse, të dielën zhvillohen dy ndeshjet tjera të kësaj xhiroje. Bambi do të ballafaqohet me Kolegjin EuroSport në Mitrovicë, derisa Kosova e Vushtrrisë do të jetë nikoqire e kryesuesit dhe kampionit aktual, Sigal Prishtinës.
TechnoMarket Superliga
Xhiroja e 24-t
Rezultatet
Bashkimi – Peja 74:60
Drita – Trepça 65:123
E diel Ora
Bambi – K. EuroSport 16:00
Kosova – S. Prishtina 18:00