S’e lëshon Behramin

Pronarët e rinj të West Ham United, David Gold e David Sullivan, duhet të presin se si do ta përfundojë sezonin klubi i tyre për të folur më pas për shitjen eventuale të futbollistëve Matthew Upson, Robert Green e Valon Behrami, me shitjen e së cilëve konsiderojnë se do të zbutet borxhi i klubit londinez.
Zola e ka hedhur poshtë faktin se regjimi i ri në klub do ta ulë autoritetin e tij dhe ka thënë se ai do ta thotë fjalën e fundit rreth kontratave dhe transfereve të klubit nga Upton Park.
“Natyrisht, unë gjithnjë e kam fjalën e fundit. Kur bëhet fjalë për futbollin, unë u them pronarëve për preferencat e mia dhe për cilët futbollistë kam nevojë”, theksoi trajneri italian për të përditshmen britanike Daily Mirror.
Behrami ishte pritur të nënshkruante kontratë të re pesëvjeçare në fillim të muajit shkurt, por ai ende ka edhe tri vjet në marrëveshjen e tij aktuale. Behramit i është ofruar pagë prej 30 mijë funtesh në javë, që prapë është më pak se gjysma e rrogës së disa prej futbollistëve më të paguar në West Ham. Por, oferta për kontratën e re është tërhequr nga klubi.
Sipas Zolas, kjo nuk do të thotë se ai do të heqë dorë lehtë nga mesfushori kosovar, të cilin e konsideron të rëndësishëm për ekipin e tij.
“E di se ka pasur fjalë rreth Behramit dhe klubit. Unë besoj se ata do të flasin sërish në fund të sezonit. Dua që Behrami të qëndrojë këtu. Unë e pëlqej atë shumë. Por, ne kemi shtyrë çdo gjë deri në fund të sezonit, sepse e ardhmja varet në atë se çka do të bëjë klubi sezonin e ardhshëm. E ardhmja varet nga e tashmja. Mendoj se të bëhet kjo është totalisht korrekte”, theksoi menaxheri Zola.
Italiani shtoi se bashkë me pronarët po mendojnë për krijimin e ekipit për vitin e ardhshëm dhe se kanë konsideruar se për momentin West Ham është në një pozitë më të mirë.
West Ham ka borxhe rreth 95 milionë funte, kështu që të premten flitej se pronarët e rinj mund ta sakrifikojnë përfaqësuesin zviceran, Behrami. Njëri prej pronarëve, Sullivan, ka thënë se të gjithë futbollistët e kanë kuptuar situatën aktuale dhe se asnjëri prej tyre nuk do të shitet pa u shfaqur nevoja.
“Çdokush është i lumtur në klub dhe unë jam marrë vesh me menaxherin dhe me futbollistët që asgjë nuk do të ndodhë deri në fund të sezonit. Unë nuk do ta ndal atë që është i pakënaqur dhe atë që dëshiron të largohet. Por, do të mundohem të gjej blerës për këdo që dëshiron të shkojë”, tha Sullivan për Telegraph.