E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bashkimi i kombit është një proces i pandalshëm"Nga I pyetur në tezën e hedhur prej tij për bashkimin e shqiptarëve, kryeministri, Sali Berisha, tha dje se ne jemi një komb dhe kemi një ideal të përbashkët, që është bashkimi. Berisha tha se ky është

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

"Bashkimi i kombit është një proces i pandalshëm"Nga

I pyetur në tezën e hedhur prej tij për bashkimin e shqiptarëve, kryeministri, Sali Berisha, tha dje se ne jemi një komb dhe kemi një ideal të përbashkët, që është bashkimi. Berisha tha se ky është një proces i pandalshëm që përputhet me idealin evropian të kombit.

“Problemi i bashkimit të shqiptarëve, mbi bazën e idealit të tyre evropian, duhet të kuptohet që është një fat i madh që ideali kombëtar shqiptar përputhet tërësisht dhe është i njëjtë me idealin evropian të kombit shqiptar. Ky është një proces i pandalshëm, një proces, me të cilin shqiptarët do të tejkalojnë pasojat tmerrësisht të dhimbshme të njërës prej padrejtësive të mëdha që Evropa ka njohur në tërë historinë e vet, copëtimin e kombit shqiptar. Këtu nuk mund të ketë as edhe një ekuivok. Do të bëj çdo përpjekje me qeverinë e Kosovës, por, për hir të së vërtetës, edhe me qeverinë e Maqedonisë që të vendosim sa më shpejt ato standarde që gëzohen në hapësirën e BE, në mënyrë që shqiptarët të ndihen një dhe vetëm një. E kam theksuar dhe e theksoj, kjo nuk ka të bëjë me sovranitetin. Sikundër të harrojë ndonjëri se mund të mendohet për dy apo tri kombe shqiptare. Ka një dhe vetëm një komb shqiptar. Ata që udhëhiqen nga fobia ndaj shqiptarëve, duhet të lirohen. Nuk ka komb më paqësor dhe më të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit sesa kombi shqiptar. Mund të më thoni, a ka gjë më të shëmtuar sesa radhët e njerëzve në rajon. Unë mund t’i kuptoj radhët me Greqinë, sepse Greqia është një vend që bën pjesë në Schengen dhe e ka të imponuar. Greqia është një vend mik, por gjithashtu një vend që është i detyruar të respektojë standardet e BE. Por ç’kemi ne, vendet e tjera, me njëri-tjetrin që stisim radhë me kilometra të tëra për të munduar dhe stërmunduar qytetarët tanë. Ndaj unë do të përpiqem në këto standarde. Nuk bëhet fjalë këtu për të cenuar stabilitetin. Dy gjëra kanë qenë nga më kryesoret të qëndrimit tim. E para, kam kundërshtuar të gjitha platformat e ndarjes. Ky nuk është interesi kombëtar i shqiptarëve, prandaj i kam kundërshtuar. Nëse do të ishte, nuk i kundërshtoja, sepse ai është interesi që udhëheq çdo politikan. Së dyti, kam mbështetur dhe mbështes fuqimisht pavarësinë e Kosovës si arritjen më të madhe historike kombëtare. Nga njëra anë, shqiptarët të ndjehen mirë. Ky është absolutisht një qëllim madhor i pandryshueshëm dhe i mbështetur, kam bindjen më të madhe, nga të gjithë miqtë e shqiptarëve. Në qoftë se ka mendje të sëmura që imagjinojnë dy dhe tre kombe shqiptare, kjo pastaj është një donkishotizëm jashtë kohërave, jashtë hapësirave demokratike të Evropës dhe Perëndimit. Ka një komb shqiptar”, - tha Berisha.

Deklaratat e Berishës për bashkimin e kombit shkaktuan pakënaqësi, jo vetëm në Beograd, por trazuan dhe kancelaritë e huaja, që deklaruan se Berisha po shkelte vijën e kuqe. Nga ana tjetër, politikanët kosovarë i kanë injoruar këto thirrje të Berishës, duke e ditur se ato shkojnë në dëm të Kosovës shtet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›