Bashkimi i opozitës, nis era e re e dialogut PS-LSI
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
PS dhe LSI kanë nisur të hedhin hapat e para të bashkimit dhe dialogut për opozitën e bashkuar. Koalicioni i majtë ka nisur erën e re të bashkëpunimit në prag të vitit të ri elektoral. Dy partitë, gjatë kohëve të fundit, ishin përfshirë nga akuza të ashpra me njëra-tjetrën, dhe vetëm dje kanë arritur të realizojnë takimin e parë të nivelit të lartë parlamentar, takim ky që përcaktoi dhe bashkëpunimin e parë, atë për Reformën Zgjedhore. Pas takimit të dy palëve, të cilët për PS përfaqësoheshin nga kryetarja e grupit, Leskaj dhe deputeti Bello, dhe për LSI nga kryetari i grupit, Pëllumb Xhufi dhe deputeti Spartak Braho, në një dalje publike kryetarja e Grupit Socialist, Leskaj dhe ai i LSI, Xhufi, kanë thënë se është diskutuar jo vetëm për reformën, por edhe për pikat të veçanta të bashkëpunimit opozitar. Leskaj u shpreh: “Ajo që kemi diskutuar ka të bëjë me qëndrimin e PS, dhe se ne jemi për një Kod Elektoral që ruan atë kornizë të ndryshimit të Kushtetutës lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Jemi për ato ndryshime në kod që demokratizojnë sistemin. Po ashtu, hodhëm edhe opsionin për përbërjen e koalicionit si dhe çështjen e përgatitjes për administrimin e zgjedhjeve, çështje të cilën nuk duhet t`ia lëmë qeverisë që është e paaftë për ta manaxhuar. Jemi të hapur për të bashkëpunuar. Ky bashkëpunim nuk mund të realizohet duke dalë në televizione, por duke u ulur në tryezë dhe duke diskutuar”. Ky ka qenë dhe hapi i parë i zbutjes së marrëdhënieve mes dy partive më të mëdha opozitare, të cilat, pas datës 21 prill të këtij viti, datë në të cilën u ndryshua Kushtetuta nga mazhoranca me ndihmën edhe të votave socialiste, pësuan një tensionim të fortë. LSI, kundërshtarja numër një e këtyre ndryshimeve, ku u përfshi dhe sistemi zgjedhor, tani po mendon se gjatë riformatimit të Kodit Zgjedhor, mund të riparohet diçka. “Biseduam për disa çështje konkrete, të cilat kanë të bëjnë me Kodin e ri Elektoral. LSI gjykon se ky Kod duhet të rregullojë diçka nga ato elemente që e prishën me ndryshimet e Kushtetutës. Folëm gjithashtu për gjendjen alarmuese në të cilën ndodhet procesi zgjedhor për paaftësinë e qeverisë në hartimin e regjistrit elektronik dhe kartat e identitetit. Por debatet janë përqendruar kryesisht tek reforma”, - nënvizoi nënkryetari i LSI, Pëllumb Xhufi. Xhufi ka pranuar kështu se gjithë beteja e ditëve të fundit mes dy partive të mëdha opozitare ka pasur si qëllim ndryshimet kushtetuese të prillit të këtij viti, ku vota e LSI ka shkuar kundër votës së socialistëve. Burime brenda selisë rozë bëjnë të ditur se takimi me LSI është i pari që çel siparin e një ere të re bashkëpunimi në gjirin e koalicionit të majtë. Sot, pohojnë po të njëjtat burime, Partia Socialiste do të ketë takime me drejtues të lartë të PSD dhe më pas me Milon dhe Cekën. Të majtët duket se me këtë takim po hedhin hapat e para të bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008