Çela: “Kompensimi financiar, peng i Qeverisë”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Çela pohon se ende nuk mund të ketë një afat përfundimtar se kur do të mbyllet procesi i rishikimit dhe, si rrjedhojë, caktimi përfundimtar i vlerës së tokës që do të përdoret për kompensimin e ish-pronarëve
Qeveria shqiptare vazhdon të mbajë peng kompensimin financiar të ish-pronarëve. Ekzekutivi, edhe pse kishte paralajmëruar për një vendim të tillë që në qershor të këtij viti, ende nuk ka përcaktuar kriteret se si do të shpërndahet fondi prej 500 milionë lekësh, i përcaktuar në buxhetin e shtetit. Nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Genc Çela, sqaron për “Ballkan” se ky fond do të jetë i ngrirë deri në një vendim të Këshillit të Ministrave për saktësimin e kritereve të shërndarjes, edhe pse, sipas tij, këto kritere pritet të jenë të njëjta me ato të vitit 2006 dhe 2007. Ndërkohë që në proces rishikimi është edhe harta e vlerës së tokës. Pas miratimit të kësaj harte në vitin 2007, Çela sqaron se Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë po bëjnë rishikimet përkatëse për vlerën e tokës. Mbi bazën e rezultateve këtij grupi pune do të përcaktohet dhe vlera e tokës që do të jepet për kompensim.
Vlera e tokës
“Grupi i punës po merret me rishikimin e ndryshimeve mbi hartën e vlerës, të miratuar në vitin 2007. Është punuar në secilin dikaster më vete. Janë të angazhuar Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Mjedisit, secila për pjesën përkatëse. Ministria e Financave, së bashku me Ministrinë e Ekonomisë, po rishikojnë vlerat e trojeve, meqë lidhen me privatizimin e objekteve duke testuar tregun, sepse një nga elementet e llogaritjes së vlerës është dhe testimi i tregut. Natyrisht mbi bazën e rezultateve që do të paraqesin këto dy institucione do të rishikohen dhe do të mundohemi që të dalim në ato vlera që janë sa më afër vlerës së tregut”, - sqaron Çela. Sipas tij, edhe Ministria e Bujqësisë po shikon për pjesën e çmimit të tokave bujqësore, ndërsa Ministria e Mjedisit, meqenëse ka në varësi edhe pyjet, po shikon se sa do të jetë vlerësimi i pyjeve. Megjithëse të gjitha ministritë që kanë në varësi këtë proces po punojnë, Çela pohon se ende nuk mund të ketë një afat përfundimtar se kur do të mbyllet procesi i rishikimit dhe, si rrjedhojë, caktimi përfundimtar i vlerës së tokës që do të përdoret për kompensimin e ish-pronarëve. Lidhur me fondin fizik, ai konfirmon se akualisht në AKKP ka në dispozicion rreth 17 mijë e 500 hektarë toka bujqësore, të cilit i shtohen dhe disa hektarë pyje. Por për kreun e kësaj Agjencie problem nuk është përcaktimi i hektarëve në dispozicion, por verifikimi i parcelave dhe sipërfaqeve për të parë fizikisht ku ndodhen, juridikisht si është statusi i tyre ligjor dhe më tej për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm që të bëhen të mundshme për t u transferuar pronësia nga shteti te subjektet e shpronësuara që do të kompensohen. Edhe për këtë proces nuk ka një afat se kur përfundon verifikimi i parcelave që tashmë janë konsideruar si në dispozicion të AKKP-së.
Fondi financiar
Për sa i përket fondit financiar, Çela pohon se 500 milionë lekët e caktuara nga qeveria do të vazhdojnë të jenë të ngrira deri në përcaktimin e kritereve të shpërndarjes. “Shpërndarja bëhet në bazë të kritereve që do të përcaktojë vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili ende nuk ka dalë. Në media thanë që në qershor dhe unë e konsiderova të mirëqenë këtë fakt, por edhe sot unë nuk di që të ketë një vendim të zbardhur të Këshillit të Ministrave për këtë punë. Pra unë nuk kam marrë dhe nuk di të ketë marrë Këshilli i Ministrave një vendim të tillë. Fondi ende nuk ka kaluar tek ne. Vendimi i Këshillit të Ministrave, që miraton procedurat, natyrisht, miraton dhe kalimin e atij fondi”, - tha numri dy i AKKP-së. Megjithatë, ai mendon se edhe për këtë vit do të jenë po ato kritere që kanë shërbyer edhe në vitin 2006 dhe 2007. Pra lidhur me atë fond të kompensimit monetar parashikohet që të jetë vetëm kompensimi i truallit deri në 200 m2 për subjekte të cilët nuk kanë përfituar nga prona e tyre pra që nuk kanë pasur kthime ose nuk kanë pasur fare blerje. Çela nuk pranon të komentojë nëse do të ketë ose jo një rritje të fondit financiar për ish-pronarët duke pohuar se kjo nuk varet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila vetëm ekzekuton vendimet.
17.335 hektarë tokë bujqësore për kompensimin e ish-pronarëve
Qeveria i ka akorduar Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave mbi 17 mijë ha të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të institucioneve kërkimore të Ministrisë së Bujqësisë për t i përdorur si fond fizik për kompensim të ish-pronarëve. Fondi i plotë është 17.335 ha dhe ata janë sipas dosjeve të dorëzuara nga seksionet e administrimit dhe mbrojtjes së tokës (SAMT) të qarqeve, në zyrat rajonale të AKKP-së, me sipërfaqet e dhëna me hollësi. Kështu, sipas vendimit të Qeverisë, AKKP-ja bën verifikimin e titujve të pronësisë së truallit dhe për sipërfaqet që përfshihen brenda zonave kadastrale, ku ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar, konfirmimin e bën zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ndërsa për sipërfaqet që përfshihen në zonat kadastrale, ku nuk është kryer regjistrimi fillestar, konfirmimin e bën SAMT-ja e qarkut. AKKP-ja i përdor sipërfaqet me statusin e pronësisë shtetërore, për kthimin dhe kompensimin fizik, sipas kritereve të përcaktuara në ligj. Nëse këto toka, pas verifikimit përfundimtar të AKKP-së, rezultojnë me njohje apo kthim pronësie, zbriten nga fondi i mësipërm. Mësohet se përveç kësaj sipërfaqeje pritet një tjetër sipërfaqe prej 4 mijë ha që është në proces kalimi për qarqet e Shkodrës, Fierit, Kukësit.
Vorpsi
Kalimi i 71 hektarëve pyje në varësi të AKKP-së, farsë politike
Ish-pronarët e kanë quajtur si farsë politike vendimin e fundit të Qeverisë shqipare për të kaluar në varësi të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të 71 hektarëve pyje e kullota për kompensimin fizik të ish- pronarëve. Sekretari i Shoqatës së të Shpronësuarve, “Pronësi me Drejtësi”, Rushit Vorpsi, ka paralajmëruar një megavjedhje, siç e ka quajtur ai. Vorpsi ka sqaruar se bëhet fjalë për 6 mijë hektarë tokë në kryeqytet që nga shtatori i këtij viti do t i nënshtrohet procesit të legalizimit. Por sipas Vorpsit, abuzimi qëndron në faktin se zonat e konsideruara informale si Bathorja e Kamza, do të legalizohen me çmime qesharake, ndërkohë që janë pjesë e vijës së verdhë në planin e Tiranës së Madhe. Me hyrjen në fuqi të këtij të fundit, ligji aktual i legalizimeve, ndalon një proces të tillë në këto zona. Ish-pronarët shprehen skeptikë se brenda këtij mandati do të konkretizohet kompensimi fizik për këtë kategori. Ndërsa për sa i përket fondit finaciar prej 500 milionësh, Vorpsi ka thënë se ai do të shpërndahet vetëm në fund të vitit kur për arsye elektorale edhe mund të dyfishohet.
Qarqet me tokat bujqësore të lira
1. Berat 1487.7 ha
2. Dibër 1516 ha
3. Durrës 320.18 ha
4. Elbasan 2280.92 ha
5. Fier 30613.12 ha
6. Gjirokastër 816.3 ha
7. Korçë 1779.696 ha
8. Kukës 208 ha
9. Lezhë 473.85 ha
10. Shkodër 1610.265 ha
11. Tiranë 1029.16 ha
12. Vlorë 3131.3 ha
Pyjet e kullotat
Berat/Komunat
Kutalli 8 ha
Sinjë 2456 ha
Roshnik 2390 ha
Çepan 295 ha
Vërtop 2714 ha
Qendër 2584 ha
Elbasan/Komunat
Shezë 268.5 ha
Zavalinë 1668.2 ha
Mollas 1157 ha
Klos 297.8 ha
Papër 2237.4 ha
Bradashesh 789.75 ha
Kajan 45.5 ha
Fier
Aranitas 1568.6 ha
Topojë 1472 ha
Gjirokastër
Lunxheri 1234 ha
Zagori 5585 ha
D. Poshtëm 2186 ha
Odrie 570 ha
Frashër 3357 ha
Kukës
Zapod 2664.4 ha
B.Krumë 3165 ha
Golaj 15337 ha
Gjinaj 3712 ha
Fajza 7116 ha
Shkodër
B.Pukë 1720 ha
Tiranë
Dajt 2298 ha
Vlorë
B. Delvinë 2282 ha
Dhivër 1713.5 ha
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008