Bashkimi, rruga e vetme për të fituar, të tjerat sjellin përçarje
Nuk jam dakord me tezat e hedhura nga një lexues i majtë në këtë rubrikë sot (dje – shën. red.), për radikalizim të përçarjes brenda së majtës. Nuk jam dakord as me ato që thotë gazeta e z. Meta, “Panorama”, që flet sot (dje–shën. red), për mitingje madhështorë dhe për blindim me policë të selisë së PS-së, a thua këta të PS-së paskan frikë nga këta të LSI-së.
Ç’janë këto budallallëqe dhe përçarje? E vetmja rrugë për fitoren e së majtës në zgjedhje, është bashkimi. Një zotëri i nderuar, dy ditë më parë, shkruante këtu që më parë bashkimi, e pastaj ndarja e tortës. Jam dakord. Përse grinden për gjëra që nuk i kanë fituar ende?