E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan,"Dita e verës 2009", 40 biznese prezantojnë produktet e tyre



Rreth 40 biznese nga Shqipëria dhe rajoni prezantuan produktet e tyre në edicionin e 13-të të panairit “Dita e verës 2009”, i çelur dje në mjediset e Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani” të Elbasanit, në kuadër të festës së 14 marsit, e njohur ndryshe si Dita e Verës. Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Edmond Popa, tha se “50 për qind e bizneseve në këtë panair marrin pjesë për herë të parë”. Në panairin “Dita e verës 2009” morën pjesë kompani të fushave të ndryshme, si të prodhimit, shërbimeve dhe tregtisë. Ndër to përmenden “Raiffesen Bank”, kompania “Deka”, fabrika e miellit "Dieta", vaji “Kristal”, si dhe kompanitë nga rajoni EDEL-Italia, “Granitis”, “Alba-Tec” etj. Panairi, i cili do të qëndrojë i hapur për dy ditë ka tërhequr dje vizitorë të shumtë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›