Shiten 8.9 miliardë lekë bono thesari
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përfundoi ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankand janë shitur bono me maturim 6 dhe 12-mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Vlera totale e shitur në ankand është 8.9 miliardë lekë. Për bonot me maturim 12-mujor nga 16 kërkesat konkurruese të paraqitura u pranuan 15 prej tyre. U kërkuan për shitje bono me vlerë 6.111.670.000 lekë dhe u shitën bono me vlerë 6.100.000.000. Yield-i maksimal i pranuar është 8.25% , yield-i minimal i pranuar është 8.1%, yield-i mesatar i thjeshtë është 8.15% dhe ai mesatar i ponderuar është 8.17%. Këto bono maturohen më 28.03.2010. Për bonot me maturim gjashtëmujor u pranuan 7 nga 10 kërkesat konkurruese të paraqitura, dhe u shitën 2.800.000.000 lekë nga 3.471.600.000 lekë që ishte vlera e kërkuar. Ndërkohë që yield-i maksimal i pranuar është 7.53%, yield-i minimal është 7.38%, ai mesatar i thjeshtë është 7.44% dhe ai mesatar i ponderuar është 7.51%. Këto bono do të maturohen në 20.09.2009.