E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkohen Take That

Grupi Take That, ka takuar në mënyrë sekrete Robbie Williams për të punuar një këngë, e cila do të shënonte përfundimisht ribashkimin e tyre.

Ata kanë bërë planet që kënga të jetë aq magjike sa të pushtoj të gjitha top-listat, përderisa një burim ka thënë se “të gjitha shenjat tregojnë se ata janë marrë vesh si duhet”.

“Ku është një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit”, ka shtuar burimi.

Robbie (35) ka kaluar më shumë se pesë orë në studion në Los Angeles përderisa të martën ka punuar për këngën e tij me ish anëtarët e grupit. Janë dashur 15 vite që ai t’i rikthehet grupit më të cilin ishin ndarë në rrethana jo edhe aq të mira.

Ai ishte parë duke përqafuar shokët e tij të vjetër si; Gary Barlow (39), Mark Owen (38), Jason Orange (39) dhe Howard Donald (41) gjatë një koncerti në SHBA.

“Ata janë duke e përdorur këtë kohë në LA për të filluar punën së bashku me bendin. Ata janë të kënaqur me provat e para të së martës përderisa kanë përgëzuar njëri tjetrin për punën e bërë”.

Por, pavarësisht që ata janë parë në studio kjo nuk do të thotë se ata janë koncentruar shumë për të kompozuar këngët e tyre të reja.

“Në New York ata kanë hedhur disa ide për punën por kjo nuk do të thotë që ata kanë filluar të kompozojnë materialin e ri”, ka thënë burimi për mediat amerikane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›