E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shume karamele, por jo per te gjithe



Kastriot Islami dhe Andis Harasani ishin te perjashtuarit e medhenj nga lidershipi socialist por jo te vetmit qe mbeten te pakenaqur nga Kryetari, Edi Rama. Erjon Brace, u largua nga Asambleja sapo kryesocialisti Edi Rama mbaroi fjalen e tij. Ai refuzoi te votonte listen e kryesise dhe te sekretariatit. "Une votoj parimet, jo veten. Ne partine time nuk kam gare por pranoj cdo detyre". Me kete fjali ne adresen e tij ne facebook, Brace ka shpjeguar bojkotimin e tij. Numri i larte i votave te fituara, plot 150 per kandidaturen e tij ne kryesi, deshmon per mbeshtetjen qe gezon Erjon Brace mes socialisteve. Pavaresisht se ka problem ne kete moment kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama. Paulin Sterkaj, nuk denjoi te merrte pjese ne Asamble dhe emri i tij nuk u permend ne asnje moment ne cfare do propozimi apo kandidature. Njeriu qe u vleresua per te udhehequr grupet e mbrojtjes se votave ne Tirane, nuk u vleresua per asnje nga dhjetera postet qe shperndau Edi Rama ne Asamble. Paulin Sterkaj, aktualisht nuk mban asnje post ne strukturat drejtuese te Partise Socialiste megjithese ne zgjedhjet e 8 Majit, ai ishte nje nga njerezit qe u investua me shume ne terren. Emri i Taulant Balles nuk u permend ne asnje prej 21 grupet e punes. Balla nuk u propozua si sekretar apo si anetar kryesie. Taulant Balla ishte paralajmeruar si kandidat ne te gjitha listat qe qarkullonin ne media disa dite para Asamblese. Ishin pikerisht keto lista qe nxiten edhe perkrahesit e kandidateve potenciale te kryetarit Edi Rama disa dite para Asamblese. Rezultati i dobet ne zgjedhjet e 8 Majit ne zonen te cilen mbulonte, e ka penalizuar ate. Ambicia e tij synonte marredheniet me jashte, por posti qe dikur i perkiste Arta Dades eshte shkrire. Ne ambientet e Asamblese te binte ne sy shmangia e socialisteve te Vlores nga propozimet e kryesise dhe sekretariatit. Shpetim Gjika dhe Eltar Deda nuk ishin ne asnje nga listat megjithese propozimet nga kryebashkiaket kryesore te vendit nuk munguan. Kriteri i rezultatit maksimal ne zgjedhjet e 8 majit, duket se nuk vlente per kryebashkiakun e Vlores, i cili rezultoi fitues per te treten here ne kete qytet. Ra ne sy gjate Asamblese shmangia e disa prej te besuarve te kryesocialistit, te cilet nuk arriten te ngjiten me shume se deputete te thjeshte ne hierarkine e partise. Eduard Shalsi, Olta Xhacka, Dashamir Peza apo Artan Gaci, vazhdojne te mbeten deputete, ndryshe nga disa kolege te tyre, karriera e te cileve po ecen me hapa te shpejte. Nje surprize per nga numri i votave te marra ne Asamble ka qene Damian Gjiknuri, Sekretar i ri i Ceshtjeve Zgjedhore. Gjiknuri pretendon te zevendesoje ne llogari Kastriot Islamin nderkohe ka lene ne hije edhe Fatmir Xhafen. Posti i ketij te fundit si Sekretar i Ceshtjeve ligjore eshte shkrire dhe tashme sekretari per koordinimin ne Partine Socialiste i ngjan me shume nje ministri pa portofol. Nese do te pershtatej shprehja e Andis Harasanit per mbledhjen e Asamblese, atehere duket se karamele jane shperndare shume, por duket se nuk ka pasur per te gjithe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›