Bashkohen çamët, krijohet partia e re PDIU
18/02/2011 Kreu i PDU-së dhe ai i PDI-së nënshkruajnë marrëveshjen e shkrirjes në një të subjekteve
Çështja drejt Hagës. Idrizi: Për krimet e luftës do të ndjekim shembullin e Greqisë
Bashkësia çame që sot dhe për të ardhmen do të ketë një forcë politike të përkushtuar për çështjen kombëtare. Partia e kryesuar nga Shpëtim Idrizi dhe ajo e kryesuar nga Tahir Muhedini, nënshkruan dje një marrëveshje për të bashkuar në një forcat e tyre politike, që u quajt Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Subjekti i ri politik do të kryesohet nga deputeti Idrizi, ndërsa Muhedini u zgjodh President Nderi i kësaj partie. “Bashkimi ynë nuk është thjesht bashkim siglash i PDI dhe PDU. Simbolet tona të bashkuara do të përbëjnë boshtin programor dhe drejtimin e betejës sonë politike, për të përmbushur jo vetëm misionin tonë, por dhe atë boshllëk që mungon në spektrin e politikës shqiptare. Ne do të jemi parti e drejtësisë për të vënë në vend padrejtësitë historike që i janë bërë kombit shqiptar e në veçanti shqiptarëve të Çamërisë, jemi parti e integrimit të shqiptarëve në familjen e madhe evropiane”, tha Idrizi në fjalën e tij. Koha e zgjedhur për bashkimin e dy forcave në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, siç tha kryetari Idrizi, nuk ishte krejt e rastësishme. “Ne e zgjodhëm këtë ditë, sepse askund më shumë se në Kosovë nuk kemi gjetur nxitje për bashkimin e të gjithë forcave, njerëzve, diturive, të komunitetit çam dhe joçam, në një subjekt të vetëm. Kosova është një pjesë e Shqipërisë etnike, ku historia e lavdishme ecën krah të tashmes në një mënyrë të natyrshme, është një vend ku heroizmi të paraqitet thjesht, është një vend ku jetohet përditë me idenë e bashkimit kombëtar, është një vend ku të gjithë miqtë e njohin historinë e Çamërisë, e ndiejnë si ne gjenocidin mbi popullin tonë”, deklaroi ai.
Krimet e luftës
Duke prezantuar objektivat për 2011, Idrizi përmendi hartimin e një rezolutë të re, regjistrimin e popullsisë çame, si dhe nisjen e betejës juridike për të krimet e luftës, ku PDIU do të marrë shembullin e grekëve. “Po kërkojnë të hapim çështje në Hagë për një masakër të trupave gjermane në një fshat të Greqisë. Me të drejtë, se krimet e luftës sparashkruhen”, tha ai.
Bashkëpunimi
Ne po i afrohemi pushtetit, por jo si ndonjë shtyllë mbajtëse e ndonjë koalicioni politik, por duke e parë pushtetin si mjet, jo si qëllim. Qëllimi ynë është zgjidhja e çështjes çame. Në arritjen e këtij objektivi ne kemi nevojë të bashkëpunojmë me pushtetin dhe jemi marrë vesh të ofrojmë kapacitetet më të mira njerëzore në vende kyç të kërkimit shkencor, arkiva, në problemet e diasporës etj.
PD: Deklarata e Ramës në Bruksel, amorale
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Socialiste bërë në Strasburg dy ditë më parë, gjatë vizitës së fundit atje, duke e cilësuar atë të sëmurë psikik. Ndërsa deklaratën, sipas së cilës Rama kishte fajësuar komisionerët e tij për votat e zgjedhjeve të 2009-s, si amorale. Zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj tha se këto deklarata janë produkt i një psikike të sëmurë dhe të pabazuara në fakte ndaj 20 mijë komisonerëve socialistë. “Edvin Kristaq Rama, autori i puçit të dështuar të 21 janarit, nxori sërish nga sirtari akuzën e tij amorale për komisionerët socialistë, tek të cilët, sipas tij, nuk mund të ketë besim, sepse ata i korrupton Berisha”, tha ajo. Komisionerët socialistë, vijoi Mustafaraj, kryetari i tyre i akuzoi si njerëz që shiten dhe blihet njësoj si plaçka në tregun e gabit. “Puçisti që hartoi, përgatiti dhe udhëhoqi skenarin e marrjen me dhunë të pushtetit, nuk mund tu besojë komisionerëve socialistë, sepse ata nuk janë dhe nuk mund të jenë mercenarë, njerëz të hurit për ta sjellë atë me dhunë në pushtet”, përfundoi ajo.
Krerët e shtetit përshëndetën liderët dhe qytetarët kosovarë
Berisha e Rama urojnë trevjetorin e pavarësisë së Kosovës
Albana Lika
Zyrtarët e lartë të qeverisë shqiptare kanë uruar qytetarët e Kosovës, qeverisë dhe faktorin politik për trevjetorin e shpalljes së pavarësisë. Kryeministri Berisha, ndryshe nga mbledhjet e mëparshme, atë të djeshmen ia kushtoi vetëm çështjes së pavarësisë, të cilën e cilësoi ditën e krenarisë sonë kombëtare, dita që bëri të mundur që shqiptarët, kudo që jetojnë, të mund të këndojnë këngën e lirisë. “Në tre vjet ekzistencë, shteti i ri dhe i pavarur i Kosovës është shndërruar në një faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në Evropën Juglindore. Ajo ia doli të vendosë marrëdhëniet e të njihet në tërësi nga bota e lirë, por dhe nga shumë vende të tjera në të gjitha kontinentet. Kosova vjen në këtë trevjetor e sigurt në të ardhmen e saj të shkëlqyer evropiane”, tha Kryeministri. Urimet më të mira për popullin e Kosovës shprehu dje edhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto. “Ne vërejmë me shumë kënaqësi se Kosova është duke shënuar një progres të vazhdueshëm në drejtim të ndërtimit të institucioneve të saj dhe të krijimit të një shoqërie multietnike”, deklaroi kreu i diplomacisë shqiptare. Urimet e rastit i bëri dje edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili përveç mesazhit zyrtar dërguar një ditë para përvjetorit, përshëndeti sërish dje gjatë ceremonisë së dekorimit të kontingjentit paqeruajtës “Shqiponja 1”. Festës së djeshme kosovare nuk i mungoi as përshëndetja e liderit të opozitës, Edi Rama. “Gëzuar pavarësinë e Kosovës dhe lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e saj! Nderim të gjithë atyre që iu përkushtuan kauzës së pavarësisë së Kosovës!”, tha kreu i selisë rozë.
Parandalimi dhe kujdesi për personat me HIV/AIDS
Ofrimi në mënyrë të barabartë i programeve të parandalimit dhe të kujdesit për personat që jetojnë me HIV/AIDS, me ato për personat e painfektuar, është qëllimi i vendimit të miratuar dje nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Shëndetësisë. Në vendimin me titull “Për parandalimin e transmetimit të HIV/AIDS-it dhe për kujdesin, këshillimin dhe trajtimin e personave që jetojnë me HIV/AIDS në institucionet e arsimit, të riedukimit, institucionet e trajtimit mjekësor, institucionet rezidenciale të përkujdesit social, burgjet dhe vendet e paraburgimit”, qeveria parashikon konfidencialitetin, mosstigmatizimin e mosdiskriminimin e personave që jetojnë me statusin e HIV/AIDS-it. Po ashtu, në të vendoset mospërjashtimi i personave që jetojnë me HIV/AIDS nga rrjeti i institucioneve të arsimit, institucionet e trajtimit mjekësor, institucionet rezidenciale të përkujdesit social, për shkak të statusit e tyre HIV/AIDS. Zbulimi i këtij statusi mund të bëhet vullnetarisht nga kushdo, por duke siguruar konfidencialitetin dhe mosdiskriminimin.
Reforma e inspektimeve, e rëndësishme për ekonominë e tregut
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u diskutuan projektligjet “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për krijimin e Inspektoratit Qendror”. Kryeministri Berisha u shpreh se reforma e inspektimeve është një nga reformat më të thella, më të rëndësishme për shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut në vend. Ai tha se Shqipëria do të ketë një sistem të ri inspektimesh, i cili mbi bazën e diskutimeve intensive që janë zhvilluar në task forcën për reformën rregullatore do të thjeshtohet nga 36 në 11 apo në 12 të tilla. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se përveç këtyre do të ekzistojë një inspektorat qendror, i cili synon më shumë një udhëheqje teknike të këtyre inspektorateve dhe një kontroll dixhital të tyre, pa marrë kompetencat e agjencive dhe ministrive që ato ushtrojnë mbi inspektorate respektive. “Inspektoratet në sistemin e tyre aktual përbëjnë realisht një arbitraritet ndaj bizneseve. Kam parasysh kohën që ju marrin bizneseve me kontrollet, dëshmi totale e inefeciencës së tyre. Është e papranueshme dhe kjo do të shkurtohet në mënyrë dramatike”, u shpreh Kryeministri.