E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia modeli i 21 Janarit per rendin. 2 mije polic ne Tirane

Një plan special masash sigurie i njejte me ate te demonstrates se fundit te 21 janarit eshte hartuar nga policia e Tiranes per ruajtjen e rendit dhe te sigurise gjate zhvillimit te tubimit te paralajmeruar nga Partia Socialiste pasditen e sotme. Zyrtarë të policisë kanë pohuar për Alsat se plani perfshin angazhimin e rreth 2000 efektiveve te policise ne te gjithe territorin e kryeqytetit.

Pjesa derrmuese e policeve do te jene te vendosur ne afersi te institucioneve kryesore nderkohe qe nje brez i perbere nga me shume se 200 forca policie te cilet do te perforcohen pas fillimit te tubimit do te jete i stacionuar prane kryeministrise.

Institucione te rendesishme si Kuvendi, Presidenca apo kryeministria do te ngarkohen nga dy rradhe efektivesh ndersa ne rrugicat mes ketyre objekteve do te qendrojne grupet e gatshme si dhe struktura te tjera te nevojshme si auto-ambulancat dhe grupet mbeshtetese te policise.

Sakaq, krahas kamerave vezhguese te cilat do te bejne mbikqyrjen e tubimit mesohet se prane bulevardit “Deshmoret e Kombit” do te jene te stacionuar prokurore dhe efektive te policise gjyqesore. Kjo vjen pas deklaratve te kryeprokurorit te Tiranes i cili pak dite me pare ne analizen njevjetore te prokurorise se kryeqytetit beri me dije se ne ngjarje te ndryshme eshte e nevojshme dhe prezenca e prokuroreve.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›