E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesionet shtetërore Akuza, gati vendimarjet për hetimin e disa koncesioneve. Në hetim 90 dosje

18/02/2011  TIRANE-Plot 90 dosje që lidhen me koncesionet e hidrocentraleve, rezervave minerale dhe vendburimeve të naftës, janë vënë në objekt hetimi nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës. Hetimi për dhjetëra koncesione ka filluar nga viti 2010 dhe është ende në fazën e verifikimeve, ku shumë shpejt njësia antikorrupsion do të dalë me një vendimarje për disa nga koncesionet e vëna nën hetim. Mësohet se nga verifikimet e kryera janë konstatuar shkelje të shumta administrative dhe vendime të mara në mënyrë kolegjiale, veprime këto që sipas hetuesve nuk përbëjnë elementë penalë që do të argumentonin kualifikimin e një akuze konkrete për personat përgjegjës. Kjo strategji është e njëjtë me atë të rrugës Durrës-Kukës. Zbatimi i kësaj politike për dhënien e dhjetërave koncesioneve mund të jetë i gabuar, pasi disa raste janë bërë objekt hetimi, ku në skaner janë duke kaluar dokumenta, oferta tenderash dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të këtyre ofertave. Por burime pranë grupit hetimor thonë se në disa raste abuzimet lidhet direkt me kryerjen e një vepre penale, siç është ajo e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentacionit, raste këto që po hetohen me tepër seriozitet nga ana e prokurorëve të njësisë Task-Forcë. Gjithashtu nga hetimet aktuale është arritur të mësohet se persona të veçantë dhe firmat fantazmë, pa asnjë eksperiencë në fushim e ndërtimin të HEC-ve, apo të nxjerrjes së rezervave minerale, kanë arritur të fitojnë koncesionet. Fitimi i kësaj “medalje” është bërë në kushtet kur kapacitetet financiare dhe ato teknike për një të drejtë të tillë, thuajse nuk kanë ekzistuar fare. Burimet shprehen se aktualisht hetimet kanë avancuar më shumë tek koncesionet hidrike dhe të kromit, ndërsa në lidhje me koncesionet e naftës ende vashdojnë verifikimet. Lidhur me këto çështje janë pyetur dhjetëra persona, mes tyre dhe deputetë aktualë të parlamentit shqiptar deri në ministra dhe sekretarë ministrish. Mirëpo nga deklarimet e dhëna asnjëri prej dëshmitarëve nuk ka pranuar të ketë kryer shkelje të ligjit, duke pohuar herë pas herë në dëshmi se vendimi për dhënin e të drejtës së koncesionit është marë në mënyrë kolegjiale dhe jo individuale. Rastet kur një gjë e tillë është konstatuar, prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve duke e argumentuar si vendimarje me përgjegjësi politike dhe jo si një vendim që plotëson elementët e veprës penale. Ndërkohë pritet që në ditët në vashdim njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës të dalë me një vendim konkret lidhur me hetimin e disa koncesioneve që janë bërë objekt verifikimi. Në fundvitin 2010 prokuroria pushoi hetimet për akuzat publike mes PD dhe PS të cilat akuzonin njëra tjetrën për korrupsion.

Firma fantazëm në koncesione

Nga hetimet aktuale është arritur të mësohet se persona të veçantë dhe firmat fantazmë, pa asnjë eksperiencë në fushim e ndërtimin të HEC-ve, apo të nxjerrjes së rezervave minerale, kanë arritur të fitojnë koncesionet. Fitimi i kësaj “medalje” është bërë në kushtet kur kapacitetet financiare dhe ato teknike për një të drejtë të tillë, thuajse nuk kanë ekzistuar fare. Këto kritere nuk janë marë parasysh, pasi në disa rate dhe oferta financiare më e mirë është refuzuar, duke u mara parasysh vetëm lidhjet miqësore dhe shoqërore.

Gjykata e Apelit liron nga qelia dy vllezërit Luan dhe Fatos Rami nga Burreli

Nuk ka prova bindëse, lirohet dy atentatorët e Edi Ramës

AvOkati: Klientët i dërguan mesash, por ishin duke bërë shaka

TIRANE- Gjykata e Apelit hedh poshtë provat e prokurorisë për atentatin e dyshuar ndaj kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Nga ana e togave të zeza është vendosur lirimi i dy vëllezërve Rami, ndërsa është shfuqizuar vendimi i dhënë nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Sipas prokurorisë, Luan dhe Fatos Rami si dhe Afrim Kici, kishin planifikuar ti bënin atentat kryetarit të opozitës gjatë protestës homazh të 28 janarit. Pas arrestimit prokuroria në bazë të të dhënave të SHISH kërkoi nga gjykata e Tiranës masën e arrestit 30 ditë, kohë në të cilën prokuroria do të bënte verifikimet e duhura. Sipas treshesh gjykuese të Apelit bisedat e përgjuara nga ana e Shërbimit Informativ Shqiptar nuk mund të përbëjnë një provë hetimore të prokurorisë. Nga ana e legjislacionit penal hetimet që ndërmerren nga ana e SHISH kanë thjesht një rol parandalues, por nuk mund të jetë si provë për prokurorinë. Ndërsa nuk mund të përdoren nga ana e prokurorisë për të ngritur akuza ndaj personave. Ky ka qenë arsyetimi i Gjykatës së Apelit, duke liruar dy vëllezërit Luan dhe Fatos Rami. Ndërkohë që nga ana e përfaqësuesit të akuzë është kërkuar lënia në qeli e dy të arrestuarve. Sipas prokurorit, dy vëllezërit Rami kanë planifikuar vrasjen e kreut të PS, ndërsa këto të dhëna janë siguruar nga ana e SHISH. Më tej ka shtuar se atentati është parandaluar, pasi forcat e policisë prangosën menjëherë autorët. Por ky pretendim është hedhur poshtë nga ana e gjykatës, sipas të cilat përgjimi i SHISH nuk është provë. Pas përfundimit të seancës gjyqësore avokati mbrojtës i vëllezërve Rami ka deklaruar se të arrestuarit kanë pohuar se kishin dërguar mesazhe kërcënuese kreu të PS. Sipas mbrojtësit Alfred Duka, në këto mesazhe të arrestuarit kërkonin zhdëmtimin e makinës së djegur gjatë protestës së 21 janarit. Por ka shtuar se dy klientët e tij nuk kanë pasur asnjë plan për ekzekutimin e kreut të PS, Edi Rama. Ndërsa e ka bazuar pretendimin e tij në faktin se sms i është dërguar Edi Ramës nga një numër telefoni celular i identifikuar. Në kërkesën e prokurorisë thuhet se arrestimi i të dyshuarit Luan Rami është kryer në një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ndërkaq, të dyshuarin Fatos Rami në banesën e tij duke fjetur. Ndërsa togerin Afrim Kica e ka arrestuar Policia Ushtarake brenda repartit ku ai punonte dhe më pas ia ka dorëzuar policisë. Shoqërimi i tyre është kryer në orët e vona të së enjtes, duke i prerë flet-arrestin më pas në ora 04:00 të mëngjesit të së premtes, më datë 28 janar 2011. Tre personat e ndaluar akuzohen nga prokuroria për veprën penale sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

Përgjimet e SHISH, parandaluese

Nga ana e legjislacionit penal hetimet që ndërmerren nga ana e SHISH kanë thjesht një rol parandalues, por nuk mund të jetë si provë për prokurorinë. Ndërsa nuk mund të përdoren nga ana e

prokurorisë për të ngritur akuza ndaj personave. Ky ka qenë arsyetimi i Gjykatës së Apelit, duke liruar dy vëllezërit Luan dhe Fatos Rami. Ndërkohë sipas prokurorisë sms kërcënuese nuk ka mundur të shkojë në telefonin e kreut të PS Edi Rama, pasi ajo është pikasur shumë shpejt nga agjentët e përgjimit të Shërbimit Informativ Shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›